Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pamja mitike e kaprollit në folklorin bullgar

БНР Новини
Foto: arkiv
Kaprolli është një kafshë me një pamje të veçantë mitologjike, që merr pjesë në besimet dhe ritet e popujve të shumtë nga kontinentet e ndryshme. Kulti ndaj tij daton akoma nga epoka e gurit dhe është shumë i zhvilluar mes popujve të Evropës, Kaukazit dhe Sibirit. Dëshmi për këtë arkeologët zbulojnë në pikturat shpellore, në statujat prej bronzi dhe të pamjeve mbi sendet e lashta. Është i nderuar si totem, si një simbol diellor ose si ndihmës i kryepleqve gjatë udhëtimeve të tyre në botën e përtejme.

Dhe në folklorin bullgar kaprolli gëzon një nder të madh. Sipas përfytyrimeve popullore ai jeton nëpër skajet më të largëta dhe të paarritshme dhe pi ujë nga liqenet e paprekura nga njeriu, ku jetojnë shtojzovallet, kuçedrat. Kaprolli është një mik i shtojzovalleve – këngë të shumta popullore pikturojnë këto krijesa të bukura, të rrethuar me breza nga ylberi qiellor, të armatosur me harqe prej floriri dhe shigjeta dhe të cilët e kanë hipur kaluar kaprollin sur i cili ka gjarpërinj në vend të frenave.

Përcaktimi sur, vishet në mënyrë të qëndrueshme mbi pamjen e kaprollit, vjen nga kohërat shumë të lashta dhe studiuesit vazhdojnë të diskutojnë për përcaktimin e tij të saktë dhe për prejardhjen. Sur do të thotë “gri” ose “i zbardhur” në ngjyrë, por akoma i zbehtë, ndriçues, i artë”, prandaj lidhet me simbolikën e diellit. Disa linguistë bile zbulojnë lidhje me fjalën sanskrite rrija me kuptimin e “diellit”. Është tregues se ky nocion lidhet me qenie të tjera mitike nga folklori ynë, siç janë kuçedra, arusha, shpendi.

Ideja për simbolikën diellore e kaprollit ripohohet dhe nga këngët e kolendrave, në të cilat shpesh paraqitet pamja e tij të pazakonshme. Në ballë është dielli i qartë, në kraharor kishte një muaj i qartë, nëpër kurriz ka yje të qarta. Në disa tekste bile Jezusi i porsalindur është i pikturuar si kaproll: Nuk ka lindur Zotin e Ri, por ka lindur sur kaprollin: brirët i ka prej floriri, kurse thundrat i ka prej argjendi. Me rëndësi është të shënohet se Festa e Krishtlindjeve, kur këto këngë këndohen tradicionalisht, zë vendin e festave më të lashta, lidhur me festimin e solsticit dimëror dita më e shkurtër nga viti dhe “lindja” e diellit të ri.

Sipas disa tregimeve kaprolli është akoma një shërbëtor i Zotit. Nganjëherë Zoti dërgon në tokë engjëjt dhe shenjtorët të cilët kanë pranuar pamjen e kaprollit. Prandaj ekzistojnë kërcënime dhe ndalime të rrepta t’i bëhen belara kafshës së shenjtë, kurse ai që i shkel, nuk do të shikojë gjë të mirë. Por ka dëshmi për flijime të kaprollit në të kaluarën e largët. Në shumë qytete të vendit tregohet legjenda për kaprollin, i cili çdo vit në një festë të madhe të krishterë ka zbritur nga mali dhe vullnetarisht është flijuar. Një herë kafsha është vonuar dhe është paraqitur e lodhur dhe e djersitur, por njerëzit e uritur e kanë therur, pa e pritur të çlodhet. Që atëherë kafsha nuk ka ardhur më dhe fshatarët kanë filluar të japin kurban me dash.

Ekzistojnë besime se, njeriu mund të kthehet në kaproll në bazë të vullnetit të Zotit ose përmes magjisë, si në përrallën për Vëllanë kaproll. Djali është kthyer në kaproll, pasi ka pirë ujë nga thundra e kaprollit, por më vonë, i ujitur me po këtë ujë ka rikthyer pamjen e tij njerëzore. Në kohët brirët e kaprollit janë lëvduar me vetitë e veta magjike dhe janë vlerësuar lartë. Me qenë se kafshët i kanë ndërruar periodikisht, njerëzit i kanë mbledhur dhe i kanë vënë në një vend të dukshëm në shtëpitë e veta, që t’i mbrojnë nga syri i keq. Sipas besimeve, grimca nga një bri i tillë, të pira me ujë shërojnë nga syri i keq dhe nga stresi. Kurse murgjit në Manastirin e Rilës kanë punuar nga brirët e kaprojve të gjetur përreth manastirit zbukurime në formë kryqi, të cilat kanë qenë shumë të kërkuara nga besimtarët, të cilët kanë qenë të bindur në forcën e tyre të madhe.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD