Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investitorët e miratojnë programin afatmesëm të qeverisë

БНР Новини
Foto: arkiv

Aktualisht, kur agjencitë e mëdha të rejtingut i pakësojnë vlerësimet e tyre për Greqinë dhe kur Rusia – një nga partnerët tanë kryesorë, humbas besimin e agjencive të rejtingut, Moody’s Investor Services miratoi politikën afatmesme fiskale të Bullgarisë për periudhën deri më 2017. Agjencia ia dha Bullgarisë rejtingun Baa2 me perspektivë të qëndrueshme. Ky është rejtingu më i lartë para modifikimeve të rejtingut me letër A. Kjo do të thotë se investimet në letra bullgare me vlerë të borxhit janë me rrezik të moderuar.

Në programin afatmesëm të shtetit për emetimin e obligacioneve shtetërore në tregjet ndërkombëtare parashikohet marrja e një borxhi të ri prej 8 mlrd euro. Gjashtë prej tyre do të përdoren për refinancimin e huave të vjetra, me 2 miliardat e tjera do të financohet deficiti buxhetor. Gjatë këtij viti borxhi publik do të rritet me akoma 3,5 miliarda euro. Kështu pjesa e borxhit do të bëhet 30% të Produktit të Brendshëm Bruto. Dhe duke pasur parasysh rejtingun e Bullgarisë, bëhet e qartë se niveli i borxhit shtetëror mbetet relativisht i ulët. Po njihen dhe shenjat e para të pakësimit të deficitit buxhetor deri në dhe nën 3% të Produktit të Brendshëm Bruto (siç janë kriteret e Maastrihtit ) – diçka që ishte përfshirë në premtimet e qeverisë së tanishme. Kështu mund t’u besohet vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, se shteti ynë ka financa të qëndrueshme dhe se politika fiskale e Bullgarisë është e arsyeshme dhe e drejtë.

Por pavarësisht nga kjo Bullgaria do të duhet të marrë hua të reja në tregjet financiare të brendshme dhe të jashtme. Dhe nga kjo pikëpamje është me rëndësi rejtingu kreditor i obligacioneve bullgare i shpallur nga agjencitë e rejtingut kreditor. Sepse prej këtij rejtingu varret çmimi, me të cilin shteti bullgar do të financohet. Sa më i ulët është rejtingu, kaq më të larta do të jenë interesat që Sofja do t’u paguajë investitorëve. Dhe po të flasim për kredi të mëdha prej disa miliarda eurosh, bile një e qindta do të thotë shumë para.

Stabilizimi dhe perspektivat pozitive të ekonomisë Bullgare ishin regjistruar edhe nga analizatorët e tjerë. Para pak kohe gazeta britanike me autoritet “The Financial Times” shkroi se pas dy vjetëve të rënda dhe 5 qeverive, protestave dhe një krize bankare, në vitin 2015 Bullgaria po kthehet tek zhvillimi normal. Vetëm një muaj para kësaj agjencia e rejtingut “Fitch” pohoi rejtingun kreditor afatgjatë të Bullgarisë “BBB-/ВВВ”, në valutë të huaj dhe në atë vendase, me perspektivë të qëndrueshme.

Vlerësimi i agjencisë së rejtingut kreditor për programin afatmesëm të qeverisë bullgare është një kusht i domosdoshëm për regjistrimin e emetimeve të letrave bullgare me vlerë në Bursën e Luksemburgut. Dhe ky regjistrim suplementarisht e rrit besimin në obligacionet bullgare dhe e pakëson çmimin e borxheve të ardhshme. Aq më shumë se sipas agjencisë Moody’s në të ardhme ekonomia bullgare mund të ndikohet pozitivisht nga pakësimi i faktorëve të këqija të jashtme. Bëhet fjalë për një aderim eventual të shtetit tonë në Mekanizmin valutor të Eurozonës apo për pakësimin e pjesës së borxhit të jashtëm në Produktin e Brendshëm Bruto.

Me siguri vlerësimi pozitiv për politikën e qeverisë bullgare është një stimul suplementar për zbatimin e reformave të parashikuara.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD