Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe Bullgaria është përfshirë në Swissleaks

БНР Новини
Foto: BGNES

Politikanë të korruptuar, biznesmenë me veprimtari informale, yje të kinemasë dhe muzikës, sportistë të njohur lakmues dhe bile monarkë trashëgimtarë në po thuaj 200 vende të botës rrinë tepër të shqetësuar pas shpërthimit të skandalit më të madh financiar dhe bankar të planetit, i cili shumë shpejtë u bë i njohur me emrin Swissleaks. Bëhet fjala për mbi 180 mlrd euro, të fshehur nga tatime me anën e transferimit të tyre përpara më pak se 10 vjetësh në filialin në Gjenevë të bankës së dytë për nga madhësia në botë – ajo britanike HSBC.

Në listën e qytetarëve dhe firmave të vendeve të ndryshme shihet edhe emri i Bullgarisë, i personave fizikë dhe i firmave bullgare. Vendi ynë është i vogël dhe me mundësi modeste ekonomike, që do të thotë se edhe bullgarët nuk janë ndër më të pasurit, të cilët përfitojnë nga shërbimet diskrete të bankës zvicerane për të fshehur kapitalet e tyre dhe të përjashtojnë pagimin e tatimeve. Me Bullgarinë lidhen 380 mln dollarë, të importuar në mënyrë ilegale nga 95 firma dhe persona me adresë bullgare. Ky fakt e vë Bullgarinë në vendin e 69 të ranglistës botërore, por me siguri titullari i llogarisë prej 264 mln dollarësh është shumë më përpara në klasifikimin e përgjithshëm. Duke u krahasuar me të mbreti i Marokut Mohamad VI me rreth 10 mln dollarët e tij duket si varfanjak.

Kjo, vështirë mund të jetë arsye për krenari, sepse në asnjë vend të botës fshehja e tatimeve nuk është punë prestigjioze për njerëzit dhe bizneset e ndershme. Gjithashtu dihet mirë, se paratë dhe pasuritë e mëdha shpesh herë lidhen me mosrespektimin e ligjeve. Kjo është e vlefshme edhe për biznesin dhe politikën e Bullgarisë në kohën, kur janë grumbulluar këto mjete – madhështore për mundësitë e vendit. Bëhet fjalë për periudhën e errët të tranzicioit nga totalitarizmi drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut, për vitet 1988 dhe 2006, kur privatizimi u dha mundësi njerëzve të paskrupullte dhe shumë agresivë të fitojnë me çmime simbolike aktive madhështore. Atëherë ishte koha e atyre djemve me muskuj të fortë dhe ballëngushtë të cilët zbatonin ligjet e xhunglës për të fituar me forcë dhe me dhunë vende në treg dhe kontrollin mbi shumë biznese fitimprurëse. Në atë kohë nuk kishe ligje adekuate për realitetet e reja dhe milionat dhe miliardët e grumbulluara nga këto veprimtari informale ose më saktë kriminele duhej më në fund të dilnin në dritë. Çfarë vendim më të mirë mund të kishte nga legalizimi i parave të zeza me ndihmën e bankës zvicerane me prestigj të madh botëror!?

Zbulimet rreth Swissleaks treguan, se autoritetet bullgare ishin të informuar për emrat e përfshirë në listat e Erve Fallçianit (Herve Falciani) që kanë fshehur tatime. Por shoqëria jonë nuk është e informuar a janë tentuar autoritetet kompetente bullgare të vërtetojnë karakterin e paligjshëm të kapitaleve dhe t’ kthejnë këto para Bullgarisë, e cila aktualisht ka nevojë të madhe për mjete financiare ose kanë mbetur me sy mbyllur. Janë plotësisht të arsyeshme në këtë kontekst  përfundimet nga raporti i fundit i  Komisionit Evropian për gjendjen e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm në Bullgari, ku për herë të radhës përmendet problemi për korrupsionin në katet e larta të pushtetit dhe për sistemin gjyqësor jo efektiv.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD
Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD