Kompozitori Kristijan Bojaxhiev është mbajtës i një sërë çmimesh për krijimtarinë e tij. Nuk janë pak edhe dallimet si redaktor muzikor dhe si spiker drejtues në programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare. Para një muaji ai mbushi 60 vjet. Më 26 shkurt do të marrë një dhuratë të madhe muzikore nga kolegët dhe miqtë e tij – në studion e koncerteve të radios do të tingëllojnë disa prej këngëve të tij më të njohura në interpretim të këngëtarëve në zë si Orlin Goranov, Margarita Hranova, Mihaill Jonçev, Grupet “Trik”, “Te”, “Spektrum” etj.
Përsa iu përket sukseseve Kristijan Bojaxhievi mendon: “Jam skeptik ndaj sukseseve, sidomos ndaj atyre personale. Gjithnjë mendoj, se ato janë disi si prova. Doemos e ndjej veten të kënaqur kur marr çmime. Mbaj mend Konkursin Ndërkombëtar “Orfeu i Artë” në vitin 1992. Atëherë u prezantova me këngën “Pran meje” të cilën e interpretonte Vili Kavallxhievi. Një pjesë prej kësaj vepre është vetëm për zë dhe piano. Kënga ishte në shoqërim të orkestrës së festivalit, në të cilin hynte tërë Big Benda e Radios Kombëtare Bullgare dhe një pjesë prej Orkestrës Simfonike të Radios. Dirigjent ishte Vili Kazasjani. Dhe megjithëqë di mundësitë time si pianist dhe kishte një çmenduri të dalë dhe t’i bie pianos në këtë skenë të madhe, mori çmimin e madhe “Orfeu i Artë”. Katër vjet më vonë prapë e mora këtë çmim. Kësaj here për këngën “Nuk e bëri prapë” në interpretim të duetit “KriMi”, në të cilin kënduam bashkë me Mihaill Bellçevin. Për mua dallimet e këtij konkursi kanë rëndësi të madhe simbolike. Mbaj mend vitin 1969, kur i ati im, kompozitori Atanas Bojaxhiev, u bë mbajtësi i parë i statujës së parë “Orfeu i Artë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...