Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Kristijan Bojaxhiev – për muzikën, për hapat e parë dhe për çmimet

БНР Новини
Foto: BGNES

Kompozitori Kristijan Bojaxhiev është mbajtës i një sërë çmimesh për krijimtarinë e tij. Nuk janë pak edhe dallimet si redaktor muzikor dhe si spiker drejtues në programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare. Para një muaji ai mbushi 60 vjet. Më 26 shkurt do të marrë një dhuratë të madhe muzikore nga kolegët dhe miqtë e tij – në studion e koncerteve të radios do të tingëllojnë disa prej këngëve të tij më të njohura në interpretim të këngëtarëve në zë si Orlin Goranov, Margarita Hranova, Mihaill Jonçev, Grupet “Trik”, “Te”, “Spektrum” etj.

Për veten dhe për punën në Radion Kombëtare Bullgare vet Kristijan Bojaxhievi tregon: “Në Radion Kombëtare Bullgare mora shansin e pabesueshëm – të flas për muzikën, të cilën e do aq shumë. Synimi im gjithnjë ka qenë të prezantoj më të mirën, të tërheq vëmendjen e auditorit tek incizimet interesante dhe unike. Për mua muzika gjithnjë ka qenë një synim dhe një udhërrëfyes. Fonoteka e radios përmban incizime të shumta të huaja dhe bullgare, incizime të vjetra dhe të reja. Ajo në të vërtetë është një thesar i pasur muzikor. Atë, që nuk arrita ta gjej atje merresha nga fonoteka ime personale, të cilën e grumbullova gjatë viteve shkollore. Tani gjithçka është në internet, por dikur kishte pllaka të gramafonit, të cilat ngandonjëherë vështirë zbuloheshin. Iu kam porositur njerëzve, që udhëtuan jashtë të më mbajnë ndonjë pllakë gramafoni. Kishte një magjepsje në pritjen e muzikës së dashur, në dëgjimin e parë.”

Përsa iu përket sukseseve Kristijan Bojaxhievi mendon: “Jam skeptik ndaj sukseseve, sidomos ndaj atyre personale. Gjithnjë mendoj, se ato janë disi si prova. Doemos e ndjej veten të kënaqur kur marr çmime. Mbaj mend Konkursin Ndërkombëtar “Orfeu i Artë” në vitin 1992. Atëherë u prezantova me këngën “Pran meje” të cilën e interpretonte Vili Kavallxhievi. Një pjesë prej kësaj vepre është vetëm për zë dhe piano. Kënga ishte në shoqërim të orkestrës së festivalit, në të cilin hynte tërë Big Benda e Radios Kombëtare Bullgare dhe një pjesë prej Orkestrës Simfonike të Radios. Dirigjent ishte Vili Kazasjani. Dhe megjithëqë di mundësitë time si pianist dhe kishte një çmenduri të dalë dhe t’i bie pianos në këtë skenë të madhe, mori çmimin e madhe “Orfeu i Artë”. Katër vjet më vonë prapë e mora këtë çmim. Kësaj here për këngën “Nuk e bëri prapë” në interpretim të duetit “KriMi”, në të cilin kënduam bashkë me Mihaill Bellçevin. Për mua dallimet e këtij konkursi kanë rëndësi të madhe simbolike. Mbaj mend vitin 1969, kur i ati im, kompozitori Atanas Bojaxhiev, u bë mbajtësi i parë i statujës së parë “Orfeu i Artë”.

Një fakt interesant nga biografia profesionale e kompozitorit Kristijan Bojaxhiev është se pak vonë filloi të merret me muzikë. Dhe kjo megjithëqë rriti në një familje muzikore. Prindërit e tij dy herë u përpoqën që ai të fillojë t’i bie pianos, por pa sukses. Mësimet e para të pianos Kristijan Bojaxhievi i mori pas kazermës kur ishte 20 vjeçar. Dhe prapë ishin jo tradicionale. Krahas përvetësimit të aftësive kryesore teknike, ai përpiqej të ekzekutojë me anë të dëgjimit pjesët e dashura pop dhe xhaz. “Ky grumbullim i materialit të intonacionit dhe pasurisë së mënyrave harmonike, më vonë reflektoi pozitivisht mbi krijimtarinë time” – rrëfen ai. Ja se çfarë tregon për suksesin e parë si kompozitor.


“Në pianon e babait gjeta një tekst të Mihaill Bellçevit shkruar me dorë. Vendosa të provojë të shkruajë muzikë. U bë disi tepër e natyrshme. Kur babi u kthye, ekzekutova këngën dhe ai e pëlqeu. Atëherë ai më tha t’i telefonoj interpretuesit dhe të fillojmë punë bashkë. Për mua ky ishte një moment i lumturisë së madhe. Desha t’u tregoj miqve për këtë dhe vajta te Rumen Bojaxhievi nga formacioni FSB. Në atë kohë ishim miq të ngushtë, edhe më sot jemi miq. Ai sapo ishte krijuar këngën “Ora e rërës”, këngë kjo e cila pak më vonë u bë një nga hitet e Vasill Najdenovit. Ishte një mbrëmje e paharrueshme. Këngën e fundit, që kompozova është “Dje” sipas tekstit të Valeri Stankovit. Ajo është e lidhur me grupin “Beatles” ndërsa teksti përshkruan një situatë jetike. E krijova para më se një viti, por mezi tani e incizova në studio me muzikantin Ivan Leçev. Premiera e këtij incizimi është një dhuratë për miqtë e Radio Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD