Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një udhëtim ekologjik në luginën e lumit Zllatna Panega

БНР Новини

Vetëm adhuruesit e natyrës së egër dhe të alpinizmit te ne i njohin pasuritë e fshehura turistike të bashkive Jabllanica, Çerven Brjag dhe Llukovit, kurse formimet karstike, të shpërndara në territorin e tyre, janë destinimi ideal për turizmin ekologjik dhe foto-safaret. Deri tani kjo pjesë veriperëndimore e Bullgarisë ishte terra incognita për turizmin. Mirëpo, me përpjekjet e përbashkëta të administratave vendore gjithnjë e më shumë njerëz mbërrijnë këtu, që të përjetojnë një aventurë të vërtetë.

СнимкаTri bashkitë e vogla, që shtrihen në luginën e lumit Zllatna Panega, realizuan me ndihmën e financimit evropian një projekt të përbashkët për shndërrimin e krahinës së tyre në destinimin më të kërkuar. Kurse në thelbin e itinerareve të përgatitura prej tyre janë pasuria e madhe prej shpellash dhe formash karstike në rajon. Turisti gjendet në një botë përrallore prej harqesh shkëmbore dhe gurore, që ngjajnë me figura fantastike, të ngritura mbi lumenjtë Zllatna Panega, Vit dhe Iskër. Ky kënd përrallor nga natyra bullgare ka qene e populluar me njerëz që në kohërat më të lashta. Këtë e dëshmojnë gjurmët e vendbanimeve të lashta, nekropoleve antike etj. Kurse afër qytetit Llukovit ndodhet gjeo-parku “Iskër-Panega” – i cili është parku i vetëm i këtij lloji te ne. Atje mund të shihet pasuria e jashtëzakonshme e formimeve gjeologjike, të cilat janë mbi 100-120 mln vjeçare. Shumë piktoreske me formimet e saj karstike është pllaja karstike afër fshatit Karllukovo.

СнимкаMë shumë hollësi për itineraret në rajon mund të mësoni nga Ekaterina Millosllavova – udhëheqëse e projektit “Magjia e luginës “Panega”:

“Tri bashkitë zënë vetëm 1 për qind prej territorit të Bullgarisë. Ndërkaq, këtu është përqendrimi më i madh i shpellave te ne – ato janë mbi 7000. Ndër to është shpella e njohur “Prohodna”, e cila quhet gjithashtu “Oçite na Bog” (“Sytë e Zotit”) afër fshatit Karllukovo, ku janë xhiruar shumë filma. “Temnata Dupka”, “Svirçovica”, “Sëevata Dupka” janë ndër shpellat tona më të njohura. Këtu ka dhe më shumë harqe shkëmbore në territorin e Bullgarisë. Një prej më të bukurave është e ashtuquajtura “Skallnite Mostove” (“Urët Shkëmbore”), mbi lumin Vit. Në fakt afro dy të tretat e territorit tonë janë përfshirë në rrjetin e mbrojtur evropian “Natura 2000”. Këto janë vende të virgjëra, oaza të vërteta me shumëllojshmëri të jashtëzakonshme biologjike. Këtu, pothuaj prapa çdo kthese zbulohen panorama të jashtëzakonshme gjigante prej figurash të gurta.”

СнимкаNë kuadrin e projektit janë ndërtuar shtigje ekologjike, urë të vogla, parapete prej guri, që mund të përdoren për skarë, etj. Natën ato ndriçohen nga panele solare. Shtegu më i njohur ekologjik në rajon na çon deri në “Staricata” (“Plakja”). Ky është meandri më i vjetër dhe më piktoresk i lumit Zllatna Panega në rajonin e qytetit Llukovit. Mirëpo, natyra magnetike nuk është një premisë e mjaftueshme për shfrytëzimin e potencialit turistik të bashkive Llukovit, Çerven Brjag dhe Jabllanica. Prandaj vihet theksi te mundësitë për një qëndrim më të gjatë në këtë krahinë të bukur të Veriperëndimit të Bullgarisë. Çfarë po bëhet në këtë drejtim?

Снимка“Gjatë dy viteve të fundit në krahinën tonë vëzhgohet gjallërim sa i përket biznesit turistik – thotë Ekaterina Millosllavova. – Krahas hoteleve të njohura hapën dyer dhe disa shtëpi të reja turistike. Pikërisht atje mund të ndihet atmosfera autentike e shtëpisë bullgare. Na vizitojnë gjithnjë e më shumë turistë. Verën e kaluar për shembull një hotel i vogël i porsahapur familjar u shndërrua një vend tërheqës për turistët rumunë. Ata u vendosën këtu për 2-3 ditë, duke udhëtuar për Mesdheun grek dhe deklaruan se do të kthehen edhe këtë verë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: lukovit.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD