Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemi me refugjatët ende është prioritar në dialogun me BE

БНР Новини
Foto: BGNES

Këto ditë Ministri i Jashtëm Daniel Mitov dhe Zëv/kryeministrja për Koordinimin e Politikave Evropiane Meglena Kuneva përsëri shtruan para BE pretendimet për një solidaritet më të madh evropian në zgjidhjen e problemeve të Bullgarisë me fluksin e refugjatëve. Problemi i refugjatëve ishte përfshirë edhe në rendin e ditës të vizitës së Zëv/kryeministres Kuneva në Gjermani, vetëm një javë pasi ai ishte objekt i bisedimeve dypalëshe në Sofje në nivelin e ministrave të jashtëm – midis Bullgarisë dhe Gjermanisë.

Në Këshillin “Punë të Jashtme” të BE Ministri Mitov përsëri këmbënguli për ndihmë financiare për Bullgarinë, jo vetëm për përballimin e fluksit në rritje të migracionit, por edhe për integrimin e refugjatëve, të cilët ende gjenden në territorin e vendit. Çështja me integrimin kohën e fundit është shumë aktuale. Për këtë edhe për shkak të dialogut të dobët me sektorin joqeveritar dhe institucionet evropiane, kohën e fundit në Agjencinë e refugjatëve ishin bërë ndryshime personale. Mbi çështjet, të cilat Mitovi shtroi në Bruksel, Zëv/kryeministrja Kuneva bisedoi me Komisionerin Evropian mbi Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos.

Në Bruksel pala bullgare shtroi edhe çështjen për mbështetje të kauzës së saj për aderimin në hapësirën Shengen. Zëv/kryeministrja Kuneva diskutoi këtë temë jo vetëm me Komisionerin Evropian Avramopoulos, por edhe me Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë pranë Parlamentit Evropian Ana Fotiga. Prej disa muajve në PE mbizotëron teza, se zgjerimi i hapësirës Shengen nuk është vetëm çështje e  lëvizjes së lirë të njerëzve, por edhe çështje e sigurisë evropiane.

Zëv/kryeministrja Kuneva deklaroi para bashkëbiseduesve të saj, se për mbrojtjen më të mirë të interesave të saj Bullgaria do të marrë pjesë aktive në përgatitjen dhe diskutimin e Strategjisë së BE për migracionin. Strategjia duhet të paraqitet muajin e ardhshëm, sepse brenda 10 vjetëve të fundit nuk është e aktualizuar, prej disa muajve Bullgaria këmbëngul që aktualizimi i saj të bëhet pjesë e rendit të ditës të BE.

Thirrje për ndihmë mbi çështjen e presionit të refugjatëve qeveria drejtoi edhe ndaj deputetëve bullgarë në PE. Kohën e fundit Sofja me ngulm e shtron çështjen për nënshkrimin e Protokollit të dyanshëm për kontroll kufitar me Turqinë dhe protokoll trepalësh me Turqinë dhe Greqinë. Në përpjekjet e kabinetit në lidhje me problemin e refugjatëve vihet re një fare dramatizëm, por këmbëngulja me të cilën ai vazhdon të bisedojë me Brukselin dhe me shtetet fqinje është logjike dhe e kuptueshme. Paralajmërimet, se presioni i migracionit do të forcohet me ardhjen e pranverës tashmë kanë konfirmimet e tyre të para. Në fillim të marsit qeveria shpalli, se disponon plan për integrimin e refugjatëve dhe ka gatishmëri që pranë bashkive të krijohen qendra informative-konsultative për migrantët. Qeveria ende nuk ka shpallur publikisht hollësira të planit, për shkak të mungesë së resurseve financiare.

Bisedimet e fundit të Sofjes me Brukselin me gjithë se tani për tani nuk kanë çuar në asgjë tjetër veç kuptimit, mbështesin pritjet që solidariteti verbal mund të kthehet në solidaritet real me bumin që pritet gjatë pranverës të fluksit të refugjatëve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti dhe diplomacia bullgare mirëpresin armëpushimin në Gaza

Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..

botuar më 25-10-10 12.36.MD
Monumenti i Mirënjohjes në Burgas

Ministria e Jashtme dënon sulmet ndaj një sinagoge dhe një monumenti hebre

Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..

botuar më 25-10-09 12.24.MD
Bojko Borisov

Ish-Kryeminisri dhe lideri i GERB Bojko Borisov mbi takimin e tij me Trump Jr.: "Një drekë informale nga e cila nuk doli asgjë"

Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..

botuar më 25-10-08 12.17.MD