Liderët e BE-së përkrahën propozimin e Komisionit Evropian për themelimin e aleancës së energjetikës. E përditshmja ruse “Komersant” shkruan se kjo është nisma më e komplikuar energjetike-politike e BE-së pas miratimit të Paketës së Tretë Energjetike më 2009, e cila paketë shkaktoi shumë probleme për Rusinë. BE-ja mund të shkaktoi dhimbje koke edhe më të madhe, sepse sipas konceptit Komisioni Evropian do të ketë të drejtë të ndikojë drejtpërsëdrejti mbi marrëveshjet tregtare për furnizimet me gaz, përfshi mbi marrëveshjet e “Gazprom”-it, duke e përkeqësuar situatën e monopolit ndaj Evropës edhe më tej.
Përpjekjet e para për ndërhyrje në negociatat tregtare Komisioni Evropian i bëri gjatë konfliktit me gazin midis Rusisë dhe Ukrainës, ku situata nuk ishte në favor të “Gazprom”-it.
Brukseli i thërret vendet më të varfra, ndër të cilat dhe Bullgaria, për të blerë gaz nga BE-ka me çmim më të lartë se ai i ofruari nga Rusia. P.sh., gazi nga Katari i del Polonisë me 30 për qind më shtrenjtë se sa është për rusët.
Projektet e lobuara prej Komisionit Evropian, p.sh., “Korridori Jugor i Gazit” kanë të bëjnë haptas me politikën. Realizimi i këtyre projekteve mund të vihet në pikëpyetje kur Moska të ndërtojë qendrën e shpërndarjes së gazit në Turqi. Po të ndodhë që Evropa të mos jetë e gatshme për të blerë gaz rus i cili nuk kalon përmes Ukrainës, atëherë Rusia do t’u drejtohet tregjeve të tjera. Nënkuptohet se fillimisht Rusia do të pësojë humbje, por në plan afatgjatë me rrezik humbjeje do të jetë BE-ja.
Ditën e premte të javës së kaluar u zhvilluan negociatat për “paketën e re verore” të furnizimeve të gazit nga Rusia për në Kiev. Deri në pajtime konkrete nuk u arrit por u përkufizuan konturet e përgjithshme të marrëveshjes – “Gazprom”-i do të vazhdojë të furnizojë me gaz sipas çmimit të parapaguar dhe do të ruajë zbritjen e çmimit sipas marrëveshjes. Ukraina ra dakord për të blerë gaz rus për mbulimin e depove nëntokësore deri në 19 mlrd metra kub dhe Komisioni Evropian është i gatshëm për të financuar pjesërisht blerjen. Negociatat e tjera janë caktuar për mesin e muajit prill.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..