Levi bullgar është fiksuar ndaj euros, gjë që do të thotë se në qoftë se valuta evropiane ecën poshtë, të njëjtën lëvizje e realizon edhe monedha bullgare. Dhe e kundërta. Për fat të keq (ose për fat të mirë, varet nga pikëpamja) kohët e fundit euroja bëhet gjithnjë e më e lirë. Shkaqet për këtë janë shumë dhe tani nuk do ta analizojmë këtë. Për Bullgarinë dhe për ekonominë e saj, e cila varet shumë nga importi dhe eksporti, janë më të rëndësishme përfundimet praktike dhe rezultatet konkrete të kësaj tendence, e cila do të vazhdojë të paktën deri në shtator të vitit tjetër, sipas planeve të Bankës Qendrore Evropiane.
Në Bullgari pagimet në shumicën e rasteve janë në valutën vendore, por për llogari të kësaj një pjesë e madhe e mallrave tona janë importuar nga jashtë, domethënë çmimet e tyre varen nga kurset aktuale të këmbimit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një pjesë të madhe të industrisë, e cila punon për eksportin – edhe në këtë rast kurset valutore janë të rëndësishme, sepse nga ato varen të ardhurat e eksportuesve.
Duke qenë anëtar i BE-së, mbi 90 për qind prej tregtisë së jashtme të vendit realizohet në kuadrin e bashkësisë dhe me partnerë nga vendet anëtare. Këtu pagimet janë në euro dhe nuk ka probleme me kurset e këmbimit për shkak të valutës bullgare, e cila është në varësi të euros. Mirëpo, mbetet 40 për qind e tregtisë së jashtme bullgare, përqindje e cila është lidhur me të ashtuquajturat “vende të treta”. Në këmbimin me këto vende në shumicën e rasteve përdoret si monedhë këmbimi dollari i shtrenjtë amerikan. Teorikisht kjo do të thotë se çmimet në dollarë të mallrave bullgare, të cilat janë parashikuar për eksport, përputhen dhe kjo duhet ta rritë interesin ndaj tyre. Pra, eksportuesit duhet të fitojnë nga shitjet më të mëdha. Mirëpo, të dhënat nuk e ripohojnë këtë teori, por tregojnë se vetëm gjatë janarit eksporti bullgar për vende të treta është ulur me 2.5 për qind në krahasim me një vit më herët. Përfundimi është se tani për tani eksportuesit bullgarë nuk mund të përfitojnë nga përparësia e euros (levit) të lirë.
Nga ana tjetër, çmimet e larta në dollarë të mallrave duhet të kërkohen më pak nga tregtarët bullgarë, të cilët kanë frikë se nuk do të mund t’i shesin në tregun e ndjeshëm të brendshëm. Logjikisht pritet që importi bullgar nga vende të treta të pakësohet. Dhe statistika zyrtare e ripohon këtë – ulja gjatë muajit janar është me 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Mirëpo, ka disa mallra, të cilat importohen kryesisht nga vende të treta dhe para se gjithash nga Rusia. Bëhet fjalë për naftën dhe gazin. Bullgaria i merr këto lëndë energjetike, pothuaj 100 për qind, nga Rusia dhe paguan për furnizimet në dollarë. Mirëpo, çmimi i naftës u ul shumë kohët e fundit dhe kjo u ndje nga klientët e pikave të karburantit. Por kjo ndodhi para uljes së euros dhe rritjes së vlerës së dollarit. Tani, madje çmimi i naftës të vazhdojë të ulet në botë, shoferët tashmë nuk do të mund të blejnë benzinë të lirë për shkak të dollarit të shtrenjtë. Dhe kjo tashmë ndodhet edhe me çmimet e lëndëve djegëse në Bullgari, të cilat filluan të rriten lart. Kjo tendencë po bën hapat e parë edhe në tregun e teknikës së bardhë dhe të asaj të zezë, e cila në përgjithësi vjen nga vendet aziatike. Këto vende gjithashtu bëjnë tregti, kryesisht në dollarë.
Përfundimi është se aktualisht biznesi bullgar më tepër e pëson keq uljen e çmimit të valutës kombëtare ndaj dollarit dhe ende nuk arrin të përfitojë nga përparësitë relativisht të reja, të cilat ofrohen nga këto kurse valutore. Në fund të fundit sa i përket konsumatorit dollari më i shtrenjtë do të thotë rritje të shumë çmimeve. Kurse kjo për bullgarin, i cili ndodhet në një gjendje jo shumë të mirë financiare, e gjithë kjo është e pakëndshme.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..