Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doktoresha Stefka Borisova: “Zoti i do guximtarët”

БНР Новини
Një mision në Afganistan

“Është diçka e mrekullueshme që njeriu ta ndjekë rrugën e zemrës së tij.” Kështu e shpjegon zgjedhjen e saj të profesionit gruaja e parë bullgare, e cila u bë shefe e ekipit kirurgjik të disa misioneve ushtarake. Pjesa më e madhe e jetës së doktoreshës Stefka Borisova ka kaluar në qendrën urgjente të Akademisë Ushtarako-Mjekësore në Sofje. Përveç kësaj ajo është pjesë e detashmentit për reagim të shpejtë në situata luftarake. Është e bindur se nuk ka profesione vetëm për burrat, por pohon se shpeshherë njerëzit reagojnë me mosbesim.

“Në klinikën tonë ka një djalë, i cili është infermier. Kur bëj vizita mjekësore më ka ndodhur që pacientët të më thonë: “Infermierë, thirri doktorin e ri”. Njerëzit mendojnë se profesionet e rënda janë vetëm për burrat” – thotë me buzëqeshje doktoresha Borisova. Sipas saj gratë mund të ballafaqohen me çdo një sfidë, por kanë nevojë për përkrahje për rritjen e fëmijëve. “Një grua nuk duhet të heqë dorë nga më thelbësorja, nga amësia”, është kategorike ajo.

СнимкаPër vendimin e saj që të bëhet mjeke, ajo tregon: “Kjo ishte ëndrra ime e fëmijërisë, e cila nuk ka qenë e provokuar nga të afërmit e mi. Nëna merrej me tregti, unë kurrë nuk kam luajtur me kukulla. Akoma kur isha shumë e vogël i fushoja plagët e fëmijëve. Pastaj kur isha në klasën e katërt të shkollës me idenë time organizuam aktivitete jashtë shkollore “Miqtë e mjekësisë” dhe vizituam shumë spitale. Ishim të pranishëm në transfuzione të gjakut. Ftuam në shkollë profesorin Dimitar Paskov – krijuesin e medikamentit “Nivalin”. Gjithmonë i kam ndjekur ëndrrat e mia. Pas shkollës i dha provimet për degën e mjekësisë, por herën e parë nuk më pranuan në Universitet. Pas kësaj në vazhdim të një viti punoja si shitëse dhe vazhdoja të përgatitesha për provimet. Mendoj se secili duhet ta dëgjojë zërin e zemrës së vet.”

Akoma gjatë vitit të dytë të studimit të saj universitar natën doktoresha Borisova ka punuar në spitalin e ndihmës urgjente “Pirogov”. “Atje mësova shumë për diagnostikimin e sëmundjeve të barkut”, shpjegon ajo. Ka filluar me përpilimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit dhe me dhënien e injeksioneve. Gjatë vitit të tretë të studimit ajo bëri operacionin e parë të apendicitit me ndihmën e një kirurgu të njohur. Për çmimin, të cilin ajo e paguan, doktoresha thotë:

“Martova kur isha studente, linda dhe një fëmijë. Atëherë, me të gjitha provimet dhe me punën më ishte shumë e vështirë. Gjysmë vit pas mbarimit të Universitetit fillova punë si asistente në Katedrën e Kirurgjisë të Universitetit të Mjekësisë të qytetit Pleven. Biri im i vogël, i veshur në rroba jeshile rrinte në një karrige në sallën e operacionit. Atëherë ai ishte 2 vjeçar. Gjithmonë kam qenë e përkushtuar në punë, por gjithçka e ka çmimin e vet.”

Në vitin 1997 gjatë kohës së krizës më të madhe në Bullgari, kur parat bullgare u zhvlerësuan dhe paga e mesme u bë 10 dollarë, doktoresha Borisova e mbaroi degën e dytë – kirurgji luftarake. Dy vjet më vonë mori pjesë në misionin e saj të parë.

“Misioni im i parë ishte humanitar – në Maqedoni, në vitin 1999, kur Bullgaria bëri një bazë për shqiptarët – kujton ajo. – Ne i mjekuam, i ushqyem ata, bëmë gjithçka. Nuk kishim spital dhe të gjithë të sëmurët apo të lënduarit i diagnostikova dhe i transportova në spitalin e refugjatëve, 50 km larg bazës sonë. Lufta është diçka e tmerrshme, por unë nuk kam frikë. Zoti i do guximtarët. Frika e shtrëngon njeriun, e paralizon atë.”

Përveç në misione në Maqedoni doktoresha Borisova ka marrë pjesë në 4 misione në Afganistan – në kryeqytetin Kabull dhe në spitalin ushtarak spanjoll në qytetin Herat. “Kjo ishte një pikë e nxehtë, ku i transportuan të plagosurat nga të gjitha skajet e Afganistanit” – kujton mjekja e guximshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD