Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pashkët – festa e zgjimit dhe ringjalljes

БНР Новини
Foto: BGNES

Festë e mirësisë, ngrohtësisë, dashurisë, Pashkët gjithmonë janë pritur nga tërë bota e krishtere me shpresë të madhe. Tashme mijëvjeçar të tretë ajo vazhdon të mbush zemrat e besimtarëve me dritën e ringjalljes. E njëjte dhe e ndryshme çdo herë ajo është një premtim i realizuar për shpirtin, që kërkon shpëtim. Ajo është shpresa dhe forca, të cilat i ndihmojnë të krishterët të pranojnë goditjet më të rënda dhe para së gjithësh të mos humbasin besimin. Sepse pas dimrit vjen pranvera, ndërsa gëzimi i ëndërruar zhduk dhimbjen. Jeta mund vdekjen dhe pikërisht për këtë Ringjallja e Krishtit është në thelbin e mësimit të Kishës ortodokse.

“Ajo e arsyeton rrugën e ndritur, të cilën na tregoi Shpëtimtari – thotë Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe të Mesme Antonij. – Shprehje e dashurisë së Zotit, Jisu ishte dërguar këtu, në këtë në botë, për të treguar një rrugë më të përsosur për të gjithë ne. Misioni i tij është të marrë për sipër barrën e rëndë të mëkateve tona dhe t’u ofrojë të gjithë njerëzve mundësia të fitojnë jetë të përjetshme. Prandaj dhe Kisha ortodokse feston Ngjalljen e Krishtit si festë i të gjitha festave. E pret me emocione dhe e kremton me solemnitete në vazhdim të tri ditëve. Në prag të festës, ditën e shtunë në mesnatë, ne përshëndetemi me urimin e Pashkëve “Krishti u ngjall!” dhe përgjigjemi me bindjen tonë të fortë në këtë mrekulli të madhe me: “Vërtetë u ngjall!”. Ky urim shprehet me gëzim të madhe deri në Ngjalljen e Krishtit. Në vazhdim të 40 ditëve ne lajmërojmë këtë gëzim të madh, i cili arrin deri në të gjitha këndet e botës dhe jep shpresë dhe besim dhe para së gjithësh mirësinë dhe gëzimin e madh të Zotit.”

Për besimtarët ky është shpërblim për vuajtjet, të cilat se sa të padurueshme të jenë nuk mund të krahasohen me ato të Krishtit. Kur përjetojnë dhimbjen më të rëndë ata gjithmonë shpresojnë, se stoicizmi dhe përulja me të cilat i pranojnë, do të shpërblehen.

“Kjo është kështu, sepse pa Golgotën nuk ka Ringjallje – nënvizon Mitropoliti Antonij. – Rruga e njeriut në plan jetësor është pikërisht ngitja në këtë Golgotë, në këtë majë, duke mbajtur mbi shpinë barrën e së përditshmes sonë. Nëse e kalojmë me urtësi, me dashuri, me durim këtë rrugë jo të lehtë, si Shpëtimtari ynë, ne pa dyshim se do t’i afrohemi Zotit. Vetëm kur kryqëzojmë mëkatet tona në plan shpirtëror me anën e rrëfimit dhe pendimit, do të mund të pranojmë Krishtin në zemrat tona dhe të fitojmë jetë të përjetshme, të ringjallur dhe të pastruar.”

Sipas fjalëve të Mitropolitit Antonij besimi ortodoks është nevojë shpirtërore, e cila ka lëshuar rrënje në zemrat e bashkatdhetarëve tanë nëpër botë. Prandaj iniciativa e komuniteteve bullgare jashtë shtetit dhe më konkretisht ata në Spanjë dhe Paris për ndërtimin e tempujve ortodoks me vete është shprehje e etjes ndaj traditave ortodokse bullgare.

“Të ndërgjegjësuar, pavarësisht se jetojnë larg shtëpive të tyre ata dëshirojnë të kenë shtëpinë e tyre të Zotit, e cila të jetë për gjithë. E përditshmja e emigrantëve tanë nuk është e lehtë, sepse ata ndodhen larg atdheut dhe kanë ikur për të siguruar një jetë më të mirë për të afërmit e tyre dhe për vet veten. Kisha është ura shpirtërore ndaj atdheut tonë. Krahas detyrimeve të shërbesave kishtare të secilit prift, kisha është një qendër tërheqëse, e cila mbështet historinë, traditat dhe zakonet bullgare. Tradita ortodokse e kishës sonë në Bullgari është gërshetuar me tradita të bukura popullore, të cilat shoqërojnë kremtimin e festave të mëdha kishtare. Kjo na detyron të mendojmë më shumë për atdheun tonë dhe të ndihemi me pranë tij në zemrat tona. Ditë të ndritshme dhe mirëbërëse të Pashkëve, të mbushur me shumë gëzim dhe me më shumë shpresë dhe dashuri ndaj Zotit!” – ky është urimi i Mitropolitit Antoniji.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Botev, Ivan Drasov dhe Nikolla Sllavkov

Hristo Botev, Kryengritja e Prillit dhe "Komitetet Sllave"

Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..

botuar më 24-06-02 9.30.PD

U përmbush vullneti i fundit i Mbretit Ferdinandit - shtëpia e tij e përjetshme të jetë në Bullgari

76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..

botuar më 24-05-31 7.30.PD
Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD