Të bukura, të ngjyrosura dhe të buzëqeshura – kështu duken fytyrat e pjesëmarrësve në ekspozitën fotografike, kushtuar fëmijëve me sindromën e Daunit. Fotografitë artistike ndodhen në një nga vendet më të preferuara të Sofjes, në ashtuquajturën “Urë të të dashuruarve”. “Sindroma e dashurisë” është motoja e ekspozitës. Heronjtë e saj janë fëmijët e buzëqeshur dhe persona të njohur, të cilët e përkrahin kauzën fisnike. Artistë, gazetarë dhe muzikantë u angazhuan me këtë nismë, në përkrahje të prindërve, të cilët e bëjnë të mundshëm adaptimin e fëmijëve me sindromën e Daunit.
Shkaku konkret është Dita botërore e njerëzve me këtë sëmundje gjenetike. Ekspozita do të mbetet në këtë vend emblematik të Sofjes gjatë kohës së Pashkëve, deri në datën 15 prill. Organizatorët janë prindërit e “fëmijëve të diellit”, siç i quajnë shpesh fëmijët me sindromën e Daunit. Autori i fotografive është Aleksandër Kacev – një profesionalist, i cili e përkrah kauzën prej shumë kohe.
Fushata bamirëse organizohet për herë të tretë me radhë dhe është rezultat i dhimbjes së madhe të prindërve, të cilët çdo ditë ballafaqohen me pengesa burokratike dhe kudo e takojnë apatinë e shoqërisë. Sipas të dhënave të Shoqatës së Prindërve tek ne familjet, në të cilat rriten fëmijë me këtë sindromë janë rreth 300. Shpeshherë fëmijët me këtë sëmundje mbeten në institucionet shtetërore sepse prindërit e tyre nuk e kanë guximin ta marrin përsipër përgjegjësinë për rritjen e këtyre fëmijëve. Në shtet mungojnë specialistë, mjekë dhe psikologë, të cilët mund t’i ndihmojnë prindërit pas lindjes së fëmijës me sindromën e Daunit.
“Dëshirojmë  të tregojmë fëmijët tanë, talentet e tyre dhe t’u tregojmë të tjerëve se  fëmijët me sindromën e Daunit mund të na dhurojnë shumë dashuri – tha Toni  Marinova, organizatorja e ekspozitës fotografike. – Ne, si një shoqatë e prindërve dhe para së  gjithësh si njerëz, dëshirojmë t’i ndihmojmë familjet, të cilat jetojnë me  sindromën e Daunit. Kjo është një anomali e rënde gjenetike. Dëshirojmë që  prindërit t’i pranojnë fëmijët sa më lehtë dhe me shpresë për zhvillimin e tyre.  E vërteta është se sindroma nuk është aq e frikshme, siç ishte ajo në të  kaluarën dhe mjekësia bashkëkohore me sukses mjekon sëmundjet shoqëruese akoma  në muajt e parë të jetës së foshnjës. Në Bullgari ka specialistë të përgatitur  mirë, të cilët ndihmojnë zhvillimin e potencialit të këtyre fëmijëve. Dhe jo në  vend të fundit është përkrahja për prindërit dhe besimi i tyre se mund të  rritin një njeri të mirë dhe të denjë, pavarësisht se kjo bëhet me vështirësi  të mëdha. Kur e ndiejnë përkrahjen prindërit janë më të sigurt dhe bile bëjnë  fushata publike, siç është kjo ekspozitë fotografike. Qëllimi është që të  tregohet fytyra e vërtetë e këtyre fëmijëve. Me sa duket, po e arrijmë këtë  qëllim, sepse njerëzit e pëlqejnë ekspozitën. Një nga gjërat që duhet ndryshuar  në shoqëri është qëndrimi ndaj njerëzve të ndryshëm. Ne duhet të mësohemi ta  pranojmë njeriun me tiparet e tij pozitive dhe me ato negative, me dobësitë e  tij. Ne të gjithët jemi të ndryshëm dhe kemi të drejtën të zëmë vendin tonë në  këtë botë. Tek ne njerëzit me sindromën e Daunit akoma nuk takohen rregullisht  në rrugët, shoqëria nuk i pranon, ekziston një barrierë mes shoqërisë dhe  njerëzve të ndryshëm. Tashmë 5 vjet jetoj me problemet e këtyre njerëzve sepse  vajza ime tashmë është 5-vjeçare. Shpresoj se në të ardhmen jeta jonë do të bëhet  më e mirë sepse do të takojmë më shumë mirëkuptim nga ana e shoqërisë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga autori i tyre – Aleksandër Kacev
Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..
Kur kontributi në fushën e shkencës kthehet në bazë për studime të mëtejshme të thelluara, kufijtë midis shteteve dhe kontinenteve sikur shkrihen – në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në atë figurativ. Pikërisht kjo ndodhi gjatë konferencës shkencore..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti Menaxhues i Programit “Zhvillimi i burimeve njerëzore” pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..