Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëndetësia fillon vitin me deficit

БНР Новини
Foto: BGNES

Në se do të pyesim a është dobi ose dëm mjekësia për shoqërinë, padyshim përgjigja do të jetë “dobi”. Mjekësia studion sëmundjen dhe synon ta shërojë njeriun. Festa profesionale e punonjësve shëndetësorë – 7 prill, që është edhe Ditë Botërore e Shëndetit, sivjet i kushtohet ushqimit të shëndetshëm. Mirëpo, festat gjithnjë na provokojnë që të shikojmë në mënyrë kritike, duke folur jo vetëm për arritjet por edhe për problemet.

Sipas doktorit Julijan Jordanov – zëvendës kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, gjatë 15 viteve të fundit shëndetësia tek ne u modernizua me kirurgjinë e robotizuar, me aparaturë moderne të ekografisë, me skaner e kështu me radhë. Bullgaria është në një nga vendet e para në Evropë për nga mundësia e shfrytëzimit të ndihmës së specializuar mjekësore. Mirëpo, në të njëjtën kohë anketimet e kryera në vendet e BE-së tregojnë, se treguesit shëndetësor tek ne nuk janë të mira. Kjo iu detyrohet shumë faktorëve – jo vetëm sistemit të shëndetësisë dhe gjendjes së tij, por edhe problemeve demografike – Bullgaria është me shtim negativ dhe me popullsi që plaket. Krahas kësaj shpresat e pacientëve tejkalojnë mundësitë e Arkës Shëndetësore. Doktori Jordanov thekson, se “Bullgaria disponon më pak para për shëndetësinë për frymë të popullsisë se sa të gjitha vendet e tjera të BE-së. Në të njëjtën kohë dëshirojmë, që shëndetësia të jetë në nivel evropian.”

Shtetet e zhvilluara evropiane ndajnë përafërsisht 7 për qind nga produkti i brendshëm bruto për shëndetësinë. Tek ne ndahen afro 4 për qind. Në këtë sfond afro 1.2 milion janë shtetasit, që nuk paguajnë sigurime shëndetësore. Deri vonë vet shteti ishte një pagues i pasaktë. Ai u siguronte gjysma e popullsisë jo me 8 për qind siç përcaktohet në ligj, por me 4 për qind. Në buxhetin për këtë vit parashikohet barazimi i kuotave shëndetësore të grupeve të siguruara nga shteti dhe të njerëzve që vet sigurohen:

“Shteti u siguron 9 kategori shtetasish – studentët, pensionistët, të papunët, ushtarakët e kështu me radhë. Për këtë grup ai paguan gjysma e kuotës së sigurimit shëndetësor të të punësuarve – thekson doktori Jordanov. – Ka një kontingjent njerëzish, afro 200 – 300 mijë veta, të cilët kanë mundësi të paguajnë kuotat e tyre, por preferojnë të paguajnë vetëm kur kanë nevojë. Shpresojmë, se me ndryshimet që po përgatiten në Ligjin për Sigurimin Shëndetësor do të vendoset një rend më të rreptë.”

Në ato ndryshime parashikohet, që njerëzit e pasiguruar të rivendosin të drejtat e tyre kundrejt pagimit të një shume nga 2000 leva (1000 euro). Kjo përbën një rritje e ndjeshme në krahasim me shumën, që paguhej deri tashti nga 600 leva. Rivendosja e të drejtave të sigurimit shëndetësor është një masë e përkohshme. Ajo shfrytëzohet kur është i domosdoshëm një shërim i shtrenjtë, që paguhet nga Arka Shëndetësore. Pas kësaj ata që rivendosën të drejtat e sigurimit shëndetësor, prapë mund të dalin nga sistemi. Mirëpo, kjo sjell humbje.

Për tre muajit e parë të vitit financiar Arka Shëndetësore ka shpenzime të tepërta. Për ilaçe nuk mjaftojnë përafërsisht 100 milion leva, ndërsa për spitalet – afro 50 milion leva.

“Sikur as arka, as shteti janë në gjendje të përballojnë këtë problem. Për punën e spitaleve ka limite, por për ilaçet kjo nuk është e mundshme – komenton doktori Jordanov. – Është fakt, se për tre muajit e parë të këtij viti buxhetor për medikamente onkologjike u harxhuan 25 milion leva më shumë se sa parashikohej. Kështu që shpenzimet për shëndetësinë rriten. Ndihma spitalore është lidhur si me medikamente, ashtu edhe me çmimet e rrymës elektrike, ngrohjes, çmime këto të cilët po rriten vazhdimisht. Kështu që nuk është e mundshme, që financimi i sistemit shëndetësor të mos ndryshohet.”

Shkak për borxhet e spitaleve janë edhe shtigjet klinike, që nuk janë mjaftë të financuara. Mirëpo, ata përbëjnë pjesa kryesore e punës së spitaleve tek ne. Që të shërohet sistemi i sigurimit shëndetësor duhet të përballohen të metat dhe të shtohet financimi, mendon zëvendës kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë doktori Julijan Jordanov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton më 29 shtator, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë Papa na kujton se..

botuar më 25-09-29 7.05.PD

76% e të rinjve në Evropë janë të ekspozuar ndaj dezinformimit – cila është situata në Bullgari

Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..

botuar më 25-09-27 8.05.PD