Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pop lajme

БНР Новини
Sllavin Sllavçev fitoi X Factor
Foto: Bulfoto

Një burrë 24 vjeç sulmoi si të thuash skenën muzikore bullgare, që të tregojë se roku mund të jetë Nr 1 në Bullgari. Sllavin Sllavçev është fituesi në stinën e tretë të formatit X Factor. Muzikanti ka lindur në Varna dhe filloi shkëlqyeshëm pjesëmarrjen e vet në shou duke interpretuar një këngë-emblemë të grupit të njohur amerikan “Aerosmith”. Në finalet e shous legjenda e muzikës rock Xho Lin Tërnër erdhi për ta përkrahur bullgarin. Interpretimi i tyre i një prej këngëve klasike në repertorin e “Rejnbou” emocionoi shumë publikun dhe i solli Sllavinit fitoren e madhe.

Kënga e re e vokalit të grupit “Te” (“Ata”) Presllava Pejçeva tashmë është fakt. Balada “Ti”, e kënduar nga zëri i butë dhe romantik i Presllavës disponon dhe një video bardhe e zi të stilit “retro”. Presllava u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Music Idol” në vitin 2007. Së shpejti pas kësaj ajo u bë vokali i grupit “Te”, ku zuri vendin e Ljubo Kirovit. Krahas punës së saj në grup, këngëtarja realizoi me sukses disa projekte të saj solo.


Një prej fytyrave të reja në skenën bullgare të muzikës pop – Mitko Petrov gëzoi fansat e vet me një baladë të bukur dashurore. Ai është vetëm 21 vjeç dhe studion për këngëtar të muzikës pop dhe të xhazit në Universitetin e Ri Bullgar. Kënga e tij titullohet “Pa titull”, sepse sipas fjalëve të tij ajo nuk i është kushtuar një vajze të veçantë, por vajzës, të cilën ende nuk e ka takuar. Është kureshtare historia e krijimit të këngës: Mitko e ka dëgjuar tekstin dhe muzikën në një ëndërr të tij dhe menjëherë pas kësaj e ka incizuar në telefon. Para pak kohe përfundoi xhirimi i spotit të këngës “Pa titull”, ku merr pjesë aktorja e bukur Tanja Nedjallkova.

Kënga e re e Joanna Dragnevës “Buzëqeshu” u ngrit shumë shpejt deri në majën e klasifikimeve muzikore. Për humorin e mirë veror të këngës kontribuojnë edhe Dj Modul dhe Dj Rossko. Kënga është pjesë e një projekti social muzikor, të cilin këngëtarja e realizon bashkë me fondacionin “Një hap për fëmijët e padukshëm të Bullgarisë”. Qëllimi i fushatës dhe i artistëve, të cilët e përkrahin, është informimi i shoqërisë për autizmin dhe grumbullimi i mjeteve për ndërtimin e një qendre arsimore në Sofje, për fëmijët-autistë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD