Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Popullimi i Evropës nga bujqit dhe blegtorët më të hershëm kaloi përmes luginës së lumit Struma

БНР Новини
Gjetje nga stina arkeologjike 2014

Në fillim të prillit ishin rifilluar studimet arkeologjike të një vendbanimi nga neoliti afër fshatit Mursalevo, që ndodhet pranë trasesë që po ndërtohet të autostradës “Struma”. Ato janë vazhdim të gërmimeve nga viti i kaluar, gjatë cilave u gjetën artefakte jashtëzakonisht interesante: figura qeramike të perëndeshës së lashtë-nënë dhe të kafshëve, enë me ornamente të bukura. Gjetjet janë nga mijëvjeçari i gjashtë para Krishtit. Pse njerëzit e neolitit kanë vendosur të ndërtojnë vendbanim në luginën e lumit Struma – mësojmë nga intervista me prof. Vasill Nikollov, udhëheqës i studimeve:

“Lugina e lumit Struma, siç u bë e qartë gjatë gërmimeve gjatë dekadave të fundit, ka qenë rruga kryesore për udhëtimin e njerëzve nga rajoni i Detit Egje, nga Azia e Vogël Perëndimore drejt Evropës. Në fakt, kjo ka qenë rruga për ardhjen e bujqve dhe blegtorëve më të hershëm në kontinentin tonë. Struma ka qenë një arteri jashtëzakonisht e rëndësishme dhe këta njerëz nuk kanë ardhur rastësisht këtu. Për fshatin Mursalevo, ku unë me ekipin tim punojmë nga viti i kaluar, mund të them se vendi i tij nuk është zgjedhur rastësisht, në vet bregun e lumit, në një pjesë të ngushtë të luginës. Ky vend ka qenë va dhe ndoshta ata kanë organizuar kalimin e lumit të njerëzve që vinin. Sot aty ka një urë.”

Figura qeramike e perëndeshës së lashtë-nënëSi duket ky vendbanim, mbi çfarë sipërfaqe shtrihet?

“Vendbanimi është ndërtuar përpara mesit të mijëvjeçarit të gjashtë para Krishtit. Sipërfaqja e tij është rreth 20 hektarë, shtëpitë në të janë disa herë të rindërtuar, sepse me siguri jo rastësisht ishin djegur. Rrugët e tij janë të drejta. Sipas një hipoteze, pasi kanë vendosur të djegin një shtëpi, e kanë ndërtuar shtëpinë  re në po këtë vend. Është me rëndësi për ne, se vendbanimi ka planifikim shumë të mirë dhe shtëpitë që i kemi studiuar deri më sot,  kanë qenë dykatëshe. Dimë, se ka pasur shtëpi dykatëshe edhe në vende të tjera, e kemi konstatuar në punën tonë gjatë 15-16 vjetëve të fundit, por një vendbanim i tëri me shtëpi dykatëshe nga kjo periudhe është diçka e rrallë.”

Ju thoni, se ky vendbanim është më mirë i ruajturi nga kjo periudhë në Evropë?

“Vëzhgimet tona deri tani e tregojnë këtë. Një pjesë e madhe e shtëpive, përfshi ato të vendbanimit të fundit, janë të djegur. Por kur një shtëpi është vënë në zjarr, mbetjet e saj ruhen më mirë, sepse këto shtëpi ishin ndërtuar nga shtylla druri dhe baltë. Nëse shtëpia nuk ishte djegur, një pjesë shumë e vogël prej saj mund të ruhet, p.sh. – baza e vatrës dhe vrimat  e shtyllave. Por kur shtëpia vihet në zjarr, balta piqet, pavarësisht se është rrezuar. Dhe gjurmët e drurit mbeten në baltë, vrimat nga shtyllat gjithashtu, pajisjet që kanë qenë në katin e parë dhe të dytë, piqen. Bile kur janë të shkatërruar pjesërisht, ato mund të rikonstruktohen, kështu që shtëpitë e djegura janë një gjetje shumë të mirë për arkeologun.”

Ky fakt i jep shans vendbanimit të ekspozohet, gjithashtu edhe të ndërtohet një muze, ku  të vendosen gjetjet e pasura nga studimet arkeologjike.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD