Violinisti Vasko Vasillev është ndër muzikantët, që kanë popullaritet në mbarë botën. Ai është koncertmjeshtri më i ri në historinë e Operës Mbretërore “Kovënt Gardën” në Londër. Kur zuri vendin e mjeshtrit violinist në këtë orkestër ishte mezi 20 vjeçar.
Prapa çdo muzikanti të suksesshëm qëndron të paktën një mësues. Mirëpo, Vasko Vasillevi kishte disa. Në fillim ishte familja e tij, që përbëhej prej muzikantësh. Kur u bë 10-vjeçar mori një bursë shtetërore, në sajë të së cilës nisi të mësojë në Shkollën Qendrore Muzikore pranë Konservatorit të Moskës. Për ato vite muzikanti kujton:
“Kisha një mësues të mrekullueshëm të violinës në Shkollën Muzikore në Sofje – Trendafill Millanov. Pas kësaj i ati im, i cili ishte violinist, filloi të punojë me mua. Isha nxënës privat dhe dy gjyshet e mia gjithashtu më arsimuan. Njëra më jepte mësime të gjuhës bullgare dhe letërsisë, ndërsa tjetra – të biologjisë. E ëma, e cila është pianiste, shoqëronte ekzekutimet e mia deri në moshën 20 vjeçare. Kështu që familja luajti një rol të madh në formimin tim. Edhe violinistja e njohur bullgare Dina Shnajderman më ndihmoi në formimin tim si muzikant. Ajo më dha shansin e parë të japë një koncert të madh në sallën e kryeqytetit “Bëllgarija” bashkë me një muzikant të tillë të mëdhenj siç ajo. Vitet e para në Moskë vetëm merresha me përsosjen e teknikës. Kur mbusha moshën 16 vjeçare nisa për në Londër, ku takova artistë të mrekullueshëm dhe prej të cilëve mësova shumë.”
Përveç koncert mjeshtër ai është edhe producent krijues në Operën Mbretërore. Në saj të ideve dhe përpjekjeve të tij u realizuan një sërë projektesh jo tradicionale për këtë gjini. Lidhur me këtë ai shpjegon:
Pasi jeton prej aq shumë vitesh jashtë shtetit si Vasko Vasillevi e pranon atdheun:
“Për mua Bullgaria është gjithçka. Rrënjët e mia janë këtu. Pothuajse në mbarë vendin kam të afërme – në Sofje, në Bullgarinë Veriore, në Rodopet. Gjëja e parë, që del në imagjinatën time, kur mendoj për vendin është natyra. Mund të them, se ndonjë vend më të bukur se sa Bullgaria nuk ka. Dhe ndoshta nuk është e rastit, se Zoti e ka ruajtur për veten këtë pjesë të botës.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..