Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dua që kolegët e mi të takohen me publikun bullgar” – Veselin Panteleev-Eshkenazi për koncertin e Rojall Koncertbau Orkestrës në Sofje

Foto: arkiv

Më 8 maj në Sofje do të zhvillohet koncerti i Rojall Koncertbau Orkestrës (Royal Concertgebouw Orchestra). Koncertmjeshtër i saj është violinisti bullgar Veselin Panteleev-Eshkenazi. Ai është motori kryesor i kësaj ngjarjeje. Në sallën më të madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës do të dëgjojmë formacionin e dhomës të orkestrës së shquar. Më shumë hollësi për këtë na tregoi vetë zoti Eshkenazi:

“Koncerti më 8 maj është shumëpritur nga të gjithë ne – interpretuesit e orkestrës së dhomës Koncertgebau – Amsterdam. Vijmë në Sofje për të gëzuar publikun me një program të bukur klasik, të përpiluar me vëmendje. Për mua kjo gjithmonë ka qenë një ëndërr – të vij këtu me miqtë dhe kolegët e mi nga orkestra, me të cilët punoj tashmë shumë vjet. Ata jo vetëm do të shikojnë vendin ku kam lindur, por do të takohen me publikun e mrekullueshëm bullgar. Shpresoj se e gjithë kjo do të zhvillohet kështu siç e kam planifikuar. Programi ynë është shumë interesant. Kemi përfshirë vepra të Mendelsonit, Çajkovskit. Unë do të interpretoj koncertin për dy violina të Johan Sebastian Bahut, bashkë me violinisten e re bullgare Vilijana Bobeva, studente në konservatorin e qytetit Essen, Gjermani. Jemi shumë të lumtur sepse do të prezantojmë talentin e saj të madh këtu në Sofje. Solist do të jetë gjithashtu britanezi Dominic Seldis. Ai është koleg dhe mik im, virtuoz i kontrabasit. Përveç kësaj ai është një yll televiziv në Angli dhe në Holandë, ku merr pjesë në një realitiy show për muzikë klasike. Publiku gjithashtu e pëlqen shumë atë. Së bashku do të prezantojmë një duet të Botezinit, i cili është shumë i vështirë për interpretim për të dy veglat. Programi përfshin muzikë të shijeve të ndryshme dhe shpresoj se do të jetë një takim i këndshëm me publikun.”

Veselin Panteleev-Eshkenazi ka lindur në një familje të muzikantëve, ka mbaruar Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” dhe pastaj Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov ”. Edukimin e tij e vazhdoi në Gildholl (Guildhall), Londër me profesor Ifra Nijman (Yfrah Neaman). Diploma e tij është për interpretues solo. Që nga atëherë jep koncerte në Evropën,  Amerikë, Azi.

“Unë jam koncertmjeshtër i Orkestrës Mbretërore Koncertgebau tashmë 15 vjeç – vazhdon violinisti i njohur. Në këtë pozitë jam tashmë 15 vjeç. U bëra koncertmjeshtër në vitin 2000 pas një konkursi të gjatë dhe të vështirë, i cili vazhdoi disa muaj. Fati më “ftoi” të jetoj në Holandë. Atje mbërrita pas studimit tim në Angli. Kuptova se do të mund të punojë në këtë orkestër prestigjioz vetëm me çmimin e shumë, shumë pune.  Në fakt kjo ishte ëndrra ime. Jam i lumtur se tashmë mund të përjetoj muzikën që e interpretoj me publikun bullgar. Përveç si koncertmjeshtër dhe solist i Orkestrës Mbretërore Koncertgebau jap koncerte individuale apo me muzikantë të ndryshëm – duo me piano, me kuartete, me kvintete për piano etj. Akoma interpretojmë me pianistin tonë të mrekullueshëm Ljudmill Angellov dhe për mua është një kënaqësi e vërtetë të punoj me të. Pas pak kohe do të japim së bashku një koncert në Madrid. Kjo do të jetë një festë për ne, sepse pikërisht para 20 vjetësh, përsëri gjatë muajit maj u zhvillua koncerti ynë i parë. Ai ishte në Toledo, në kuadrin e Festivalit Muzikor Ndërkombëtar, të cilin Ljudmili e organizon në këtë qytet. Tani do të interpretojmë në sallën e njohur “Auditorio” të kryeqytetit spanjoll dhe e pres këtë koncert me eksitim të madh.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD