Më 8 maj në Sofje do të zhvillohet koncerti i Rojall Koncertbau Orkestrës (Royal Concertgebouw Orchestra). Koncertmjeshtër i saj është violinisti bullgar Veselin Panteleev-Eshkenazi. Ai është motori kryesor i kësaj ngjarjeje. Në sallën më të madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës do të dëgjojmë formacionin e dhomës të orkestrës së shquar. Më shumë hollësi për këtë na tregoi vetë zoti Eshkenazi:
Veselin Panteleev-Eshkenazi ka lindur në një familje të muzikantëve, ka mbaruar Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” dhe pastaj Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov ”. Edukimin e tij e vazhdoi në Gildholl (Guildhall), Londër me profesor Ifra Nijman (Yfrah Neaman). Diploma e tij është për interpretues solo. Që nga atëherë jep koncerte në Evropën, Amerikë, Azi.
“Unë jam koncertmjeshtër i Orkestrës Mbretërore Koncertgebau tashmë 15 vjeç – vazhdon violinisti i njohur. Në këtë pozitë jam tashmë 15 vjeç. U bëra koncertmjeshtër në vitin 2000 pas një konkursi të gjatë dhe të vështirë, i cili vazhdoi disa muaj. Fati më “ftoi” të jetoj në Holandë. Atje mbërrita pas studimit tim në Angli. Kuptova se do të mund të punojë në këtë orkestër prestigjioz vetëm me çmimin e shumë, shumë pune. Në fakt kjo ishte ëndrra ime. Jam i lumtur se tashmë mund të përjetoj muzikën që e interpretoj me publikun bullgar. Përveç si koncertmjeshtër dhe solist i Orkestrës Mbretërore Koncertgebau jap koncerte individuale apo me muzikantë të ndryshëm – duo me piano, me kuartete, me kvintete për piano etj. Akoma interpretojmë me pianistin tonë të mrekullueshëm Ljudmill Angellov dhe për mua është një kënaqësi e vërtetë të punoj me të. Pas pak kohe do të japim së bashku një koncert në Madrid. Kjo do të jetë një festë për ne, sepse pikërisht para 20 vjetësh, përsëri gjatë muajit maj u zhvillua koncerti ynë i parë. Ai ishte në Toledo, në kuadrin e Festivalit Muzikor Ndërkombëtar, të cilin Ljudmili e organizon në këtë qytet. Tani do të interpretojmë në sallën e njohur “Auditorio” të kryeqytetit spanjoll dhe e pres këtë koncert me eksitim të madh.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..