Grupi atraktiv Red Hot Chilli Pipers nga Skocia do të takohet me publikun bullgar më 11 maj. Ky është koncerti, me të cilin fillon edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar “Salloni i Arteve”, organizuar nga Pallati Kombëtar i Kulturës. Loja origjinale e fjalëve me emrin e grupit të njohur amerikan të stilit rock “e përshkruan” mirë ndjenjën e humorit të grupit të gajdexhinjve, themeluar në vitin 2002 në Skoci. Përveç instrumentit tradicional, ai përfshin kitarë, piano dhe bateri.
Siç mësuam nga Petër Janevi, ai dhe Valja Ballkanska tashmë kanë pasur mundësi për të marrë pjesë në disa interpretime të përbashkëta me gajdet skoceze. Kjo ka ndodhur para disa vitesh në Britaninë e Madhe, me ftesë të Pallatit Mbretëror. Zëri i Valja Ballkanskës dhe kaba-gajdja e Petër Janevit kanë tingëlluar së bashku me një pjesë të Orkestrës Frymore të Gardës Mbretërore në një koncert të organizuar nga oborri mbretëror i Britanisë së Madhe. Çfarë përfshin pjesëmarrja e muzikantëve bullgarë në programin më 11 maj?
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...