Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjentja korale Vanja Moneva mori dekoratën “Muzikanti i vitit” 2014

Për herë të 24-të më 9 maj Radioja Kombëtare Bullgare dhe ekipi i programit “Alegro Vivaçe” dorëzuan çmimin “Muzikant i vitit” në një koncert të madh në sallën “Bullgaria” të Sofjes. Dëgjuesit shpallën për “muzikant më të mirë” të vitit Vanja Moneva – dirigjente korale dhe producente në BNR. Si udhëheqëse e korit “Zërat Kozmike ” ajo punon mbi projekte të zhanreve të ndryshme, ndër të cilat ka shumë interpretime premiere të veprave bashkëkohore.

Përveç çmimit të madh “Muzikant të vitit” – një statuje unike të bronztë, u dorëzuan dhe disa dekorata të tjera, ndër të cilat “Veprimtari aktive artistike”, “Ansambël i vitit”, “Projekt muzikor i vitit”, “Premierë” etj. Për saktësimin e fituesve vendimtar ishte votimi i dëgjuesve. Gjatë vitit “Alegro vivaçe” gjithmonë ka ofruar mundësi për prezantimin e të rinjve në kategori “Interpretues i ri i vitit”. Sivjet në të ishte dekoruar pianistja Lili Bogdanova. Aktualisht ajo është studente në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në Sofje në klasën e profesoreshës Borisllava Taneva.

Debutimi i violinistes Sllava Atanasova gjithashtu ishte vlerësuar lartë nga adhuruesit e muzikës së bukur. Vitin e kaluar nxënësja e klasës së 12-të të Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” për herë të parë u prezantua në skenën e madhe si soliste. Kjo u bë në sallën “Bullgaria” në kryeqytet.

Festivali “Piano Ekstravaganca” me drejtor artistik Ljudmill Angellov u bë “Projekti muzikor i vitit” për 2014. Ai organizohet që nga viti 2011 me qëllim popullarizimin e veprave muzikore me vlerë të lartë artistike të kompozitorëve pak të njohur.

Pianisti dhe organist Janko Marinov ishte dekoruar për veprimtarinë e tij aktive. Teatri operistik i qytetit Ruse fitoi në kategori “Ansambël i vitit”. Çmimin për veprimtari të përgjithshme mori dirigjentja korale Vjara Mihajllova nga qyteti bregdetar Burgas për veprimtarinë e saj 40 vjetëshe në këtë fushë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Bulfoto

Më shumë nga rubrika

“Peshore” – kënga më e fundit e Projektit “Artistë këngëtarë”

Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..

botuar më 25-01-03 6.10.PD

"Çelësi Sol" zhbllokon kujtimet e shtëpisë së babait

Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..

botuar më 25-01-02 6.55.PD

"Dhuro një buzëqeshje"

Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..

botuar më 24-12-31 6.15.PD