Rreth 10 mijë deklarata për marrjen e shtetësisë bullgare po presin të respektohen që nga viti 2013. Vonesa është për shkak të mungesës së dokumenteve të duhura. Këtë e tha Zëvendës ministri i Drejtësisë Petko Petkov.
“Problemi është rezultat i mungesës së dokumenteve zyrtare, të cilat duhet t’i bashkëngjiten kërkesës së marrjes së shtetësisë bullgare. Kjo kërkesë aplikohet në Agjencinë Shtetërore të Bullgarëve jashtë Shtetit, sqaron zëvendës ministri Petkov. – Vetëm sivjet kemi marrë 4 mijë kërkesa të cilat nuk shoqërohen nga dokumentet zyrtare. Një e katërta prej tyre ose 1 mijë kërkesa shoqërohen me dokumente të falsifikuara. Në total, për periudhën kërkesat për marrjen e shtetësisë bullgare pa u bashkëngjitur dokumentet zyrtare numërojnë rreth 18 mijë. Ndërkohë, 2-3 mijë kërkesave u janë bashkëngjitur dokumentet e duhura.”
Problemi është shfaqur në vitin 2013. Atëherë Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe Prokuroria e Lartë Administrative morën vendim për paraqitjen e një dokumenti zyrtar. Vendimi zbatohet nga Këshilli i Shtetësisë, i cili këshill përbëhet nga përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme dhe vendimet i merr me shumicë prej dy të tretës. Problemet kanë nisur kur u konstatua se një pjesë e certifikatave të lëshuara nga Agjencia Shtetërore e Bullgarëve jashtë Shtetit, nuk përmbajnë përshkrim të dokumenteve të origjinës bullgare. Sipas Ligjit të Shtetësisë Bullgare çdo i huaj i cili është me origjinë bullgare mund ta marrë pasaportën e Republikës së Bullgarisë sipas procedurës së shpejtë. Por, qytetari i huaj patjetër duhet të posedojë dokumentin e origjinës bullgare. Të huajit me origjinë bullgare nuk i nevojiten dokumentet e qëndrimit pesëvjeçar në Bullgari, të të ardhurave dhe të profesionit që ushtron, nuk i nevojitet as dokumenti që ai i huaj zotëron gjuhën bullgare, as dokumenti se është liruar nga shtetësia e tij e mëparshme. Certifikata e origjinës bullgare lëshohet nga Agjencia Shtetërore e Bullgarëve jashtë Shtetit dhe paraqitet së bashku me kërkesën te Këshilli i Shtetësisë.
Në fund të vitit të kaluar Prokuroria e Lartë Administrative verifikoi se Agjencia sistematikisht dhe në masë abuzon lëshimin e certifikatave. Në periudhën 2011-2013 në mënyrë të rastësishme Prokuroria ka kontrolluar 810 certifikata, prej të cilave 717 kanë qenë pa dokumentin e origjinës bullgare. Qindra shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës e kanë marrë shtetësinë bullgare pa u vërtetuar origjina e tyre bullgare. Ka pasur dhe raste kur i huaji ka dorëzuar dokument sipas të cilit e ëma është me origjinë bullgare, por megjithatë atij i është refuzuar shtetësia bullgare. Pas skandaleve, kryetari i Agjencisë, Jordan Janev u pushua nga puna. Kryetari aktual i Agjencisë, Boris Vangellov tha se është në dijeni me vendimin e Prokurorisë së Lartë Administrative, duke sqaruar:
“Shumica e bullgarëve në Maqedoni dhe Shqipëri, dhe në disa vende të tjera, nuk e kanë si të dorëzojnë dokumentin e origjinës bullgare për shkaqe objektive-historike. Dokumenti i origjinës bullgare lëshohet nga organizatat e bullgarëve. Ka po ashtu një regjistër, të parashtruar në Ligjin e Bullgarëve jashtë Shtetit, në të cilin regjistër po marrin pjesë organizatat e bullgarëve. Deri tani ka dy organizata në këtë regjistër – Qendra Kulturore-Informative në Bosilegrad të Serbisë dhe Klubi Kulturor Bullgar në Shkup. Aktualisht këto dy organizata nuk lëshojnë dokumente, sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë kur dokumentet dorëzohen te Këshilli i Shtetësisë.”
Zëvendës ministri Petkov tha se në Evropë nuk ekziston vend tjetër ku origjina konfirmohet vetëm në bazë të një deklarate të vërtetuar te noteri. Numri më i madh i pritësve për shtetësi bullgare është nga Maqedonia (rreth 10 mijë veta), dhe po ashtu ka shumë kërkesa nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Ukraina dhe Moldavia.
Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov e mori përsipër që brenda muajit do të dorëzohet analiza e ministrisë te Komisioni Parlamentar për Bullgarët jashtë Shtetit. Kjo analizë do të hyjë në punë të reformave legjislative për t’u zgjidhur çështja.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..