Afro 6 muaj vazhduan debatet, diskutimet, propozimet dhe kritikat në lidhje me elementet bazë dhe shtyllat e reformës së pensionit të parashikuar nga drejtuesit e rinj si krejtësisht e domosdoshme dhe që prek një pjesë të madhe nga popullsia. Në fund të fundit çdo gjë përfundoi tani për tani në bazë të një mënyre të suksesshme dhe ndryshimet bazë dje qenë të miratuara nga partnerët social nga biznesi, sindikatat dhe qeveria.
Kjo është një shenjë jashtëzakonisht pozitive dhe dëshmi se, dialogu social mbi çështjet me një rëndësi shoqërore të jetës së bullgarit mund të japë rezultate, se ka dialog midis zgjedhësve dhe të zgjedhurit, se shoqëria është mjaftë e pjekur të pranojë edhe reformat e dhimbshme, çmimin e të cilave do të duhet ta paguajnë vet njerëzit. Nga kjo pikëpamje pajtimi mbi reformat e pensionimit, i arritur nga faktorët bazë social në vend, jep kurajë, se sektorët e tjerë, të cilët janë të zhytur në probleme dhe që shkaktojnë një pakënaqësi të përgjithshme-shëndetësia ose dhe arsimi, për shembull, do të mund të përsosen, kur ekziston një vullnet politik për këtë dhe një përkrahje shoqërore.
Se reforma e pensionit është krejtësisht e domosdoshme dëshmojnë disa fakte dhe shifra. Pensioni mesatar në Bullgari është tepër i vogël-rreth 170 euro për muaj, kurse ai maksimal-rreth 460 euro. Me kaq para nuk mund të jetohet mirë. Kompanitë private të pensionit mezi që prej 10 vjetëve funksionojnë dhe as që kanë grumbulluar fonde të mjaftueshme, as që klientët e tyre kanë arritur tanimë moshën e pensionit, që të ndiejnë realisht dobinë nga pensioni i dytë i detyrueshëm, kështu që një burim bazë të të ardhurave për pensionistët në Bullgari mbetet Instituti Shtetëror Kombëtar i Sigurimit. Ai paguan çdo vit mbi 4 miliardë euro pensione, por mezi 48% nga paratë për to vijnë nga sigurimet e pensioneve, pjesa më e madhe janë subvencione të shtetit. Është e dukshme se, këtu ka diçka jo siç duhet, se ky deficit gjigant në buxhetin e Institutit Shtetëror Kombëtar i Sigurimit është i papranueshëm , se kjo nuk është normale për asnjë vend të zhvilluar nëpër botë. Prandaj që të dyja vendimet bazë, të miratuar dje, prekin krejtësisht në mënyrë të natyrshme përmasën e kuotave për pension dhe vazhdimësinë e kohës, gjatë së cilës ato futen, ku qëllimi është që pensionet të shtohen me 40% në një të ardhme të afërt. E thënë me fjalë të tjera, partnerët social në Bullgari u morën vesh që kontributet personale dhe të punëdhënësve për pension të personave të siguruar nga ana sociale të shtohen gjatë 2 vjetëve të ardhshme me nga 1%, si dhe për barazimin në etapa të moshës për të dalë në pension të burrave dhe të grave deri në arritjen e 65 vjeçëve, si rezultat të së cilës pensionistët të mund të jetojnë më mirë. Për disa profesione më specifike bëhen lëshime, por do të duhet tani të saktësohen deri në fund. Por kufiri tanimë është në dukje. “Nuk kemi pretendime se, reforma e pensionit fillon dhe përfundon me ne. Në emër të partisë GERB shpresoj që ajo të përkrahet”, deklaroi kryeministri Bojko Borisov pas takimit historik me biznesin dhe sindikatat. Dhe me të vërtetë, ndryshimet e pranuara duhet të jenë të veshur në një formë ligjore dhe të miratuar nga parlamenti. Por, ekspertët me shumë optimizëm mendojnë se, më shumë se gjysma, dhe kjo pjesa më e rëndësishme nga puna tanimë është kryer.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se..
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e..