A e ëmbëlsuam detin evropian me mallra agrare, ose u shkrimë si sheqeri në të? Kjo është një pyetje, së cilës nuk mund t’i përgjigjemi në mënyrë të njëanshme, më tepër në qoftë se na mungon horizont dhe qëllim.
Një pjesë e madhe nga frutat dhe perimet, të cilat i blejnë bullgarët sot janë të importuara. Vetëm deri përpara 25 vjetëve, ekonomia bullgare ishte pothuajse e mbyllur, mbështeteshim kryesisht mbi mallrat e prodhuara brenda vendit. Tanimë frutat dhe perimet e importuara dhe jo karakteristike për gjerësitë tona gjeografike janë të pranishme në tryezën tonë. Shumë shpesh ushqimet e huaja janë me çmime më të ulëta nga ato vendase, kurse kjo padyshim është tërheqëse për blerësit.
Një pjesë nga prodhuesit, ankohen nga dumpingu i ushqimeve të importuara, kurse të tjerë kanë gjetur zgjidhje dhe e eksportojnë produktin e vet jashtë kufirit – në Bashkimin Evropian ose drejt vendeve të treta. Sipas ekonomistit të përgjithshëm të bujqësisë të Bankës Botërore Hjoger Krej, pas aderimit në Bashkimin Evropian, Bullgaria ndërmerr hapa të shumta në drejtimin e drejtë.
“Ajo është pjesë nga tregu më i rëndësishëm botëror të ushqimeve, në të cilin marrin pjesë 28 shtete evropiane dhe ka një potencial shumë të madh – mendon eksperti. – Sa i përket asaj nëse Bullgaria e shfrytëzon potencialin e vet, ne ekonomistët, shpesh bëjmë dallim midis prioriteteve krahasuese dhe prioritete konkurrente. Prioritetet krahasuese të bujqësisë bullgare janë të lidhura me tokën, klimën, njerëzit dhe pozicionin gjeografik, dhe të gjitha këto të dhëna janë shumë pozitive. Prioritetet konkurrente përfshijnë pritjet e konsumatorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë. Por pazaret janë kapriçoze. Me kalimin e kohës kërkojnë një cilësi më të lartë, certifikim dhe certifikatë më vete për prejardhjen e produktit. Mendoj, se kjo është një sfidë për Bullgarinë, por nuk mendoj se ajo nuk mund t’i përgjigjet asaj.”
Si do të ndryshojë pamja e tregut pas 40-50 vjetëve?A do të vazhdojë pakësimi i çmimit të ushqimeve, ose përkundrazi. Banka Botërore, prognozon se në lidhje me rritjen e popullsisë në një përpjesëtim botëror, aty gjatë vitit 2035 kërkimi i ushqimeve do të rritet me 35%, kurse gjatë vitit 2050 – me nga 50%, kur pritet që popullsia botërore të jetë rreth 9 miliardë veta. Bullgaria është mes vendeve, në të cilat vihet re kriza demografike, jo një rritje të lartë të popullsisë, por ajo mund me sukses të përfshihet në zgjidhjen e problemit botëror me ushqimin. Sipas një studimi të Bankës Botërore, është e domosdoshme që bujqësia të përshtatet ndaj ndryshimeve klimatike, të rrisë prodhimtarinë e vet dhe të kalojë drejt një prodhimi me emisione më të ulëta të karbonit. Të dhënat tregojnë se, deri në vitin 2015, bujqësia dhe ekonomia agrare do të ndajnë rreth 70% nga dyoksidi i karbonit, kurse kjo imponon të paktën një ulje me 60% të gazrave të veçanta të dëmshme.
Të tilla janë rekomandimet e institucionit ndërkombëtar financiar duke pasur parasysh sfidat e ardhshme përpara ekonomisë botërore, por problemet e bujqësisë bullgare aktualisht janë në sferën e financave. Përpara ca kohe protesta të prodhuesve të qumështit në lidhje me çmimet e ulëta blerëse të qumështit, përsëri nxorën në plan të parë domosdoshmërinë prej subvencioneve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton më 29 shtator, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë Papa na kujton se..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të..