Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të lëkundet rajoni i Ballkanit nga tronditja politike e Turqisë?

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Për herë të parë që është në pushtet (nga 2002-ta) partia islamo-konservatore e Presidentit të Turqisë Rexhep Erdogan e humbi shumicën e plotë parlamentare. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fitoi vetëm 40.8 për qind. Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë në favor të Erdoganit, i cili ishte i përkushtuar vetëm në një kauzë – ta kthejë Turqinë në republikë presidenciale.

“Këto zgjedhje ishin si një votë-referendumi “pro” apo “kundër” modelit të Erdoganit”, i cili gjeneronte pushtet, komenton drejtori i Institutit të Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, z. Ljubomir Kjuçukov. – Pavarësisht sukseseve ekonomike e sociale gjatë 10 viteve të para të pushtetit, modeli i Erdoganit gradualisht filloi të shteret, ndërsa ndikimi i presidentit – të gërryhet”.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Turqi sollën dhe po ashtu surpriza. Partia Demokratike e Popujve (HDP), e themeluar gjatë 2012-ës, grumbulloi 10 për qind, aq sa duhet për të hyrë në Parlament. Kjo parti bashkon si social-demokratët, ashtu dhe një sërë organizatash pro-kurde.

Çfarë do të ndodhë në Turqi – zgjedhje të reja, qeveri e koalicionit ose qeveri e pakicës?

Ljubomir Kjuçukov“Është e mundur të ndodhë secili nga variantet, shpjegon z. Kjuçukov. – Ndryshe nga fushata parazgjedhore, kur të gjitha formacionet politike i besonin mesazhit “anti-Erdoganit”, tani koalicioni i të gjitha partive kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) duket po thuaj se i parealizueshëm. Sepse dy nga partitë vështirësisht do të pajtoheshin me njëra-tjetrën. Këto janë partia nacionaliste e së djathtas dhe partia pro-kurde e së majtës. Megjithë se tri partitë në opozitë e refuzojnë skenarin e ardhshëm të qeverisë së koalicionit me partinë e Erdoganit, ky skenar nuk duhet të nënvlerësohet. Shumica e analizatorëve janë të mendimit se qeveria e pakicës është një variant i realizueshëm.”

Ruajtja e stabilitetit politik në Turqi është me rëndësi kyçe si në shkallë ndërkombëtare, ashte dhe në raportet dypalëshe Bullgari-Turqi. Mos harrojmë se vitet e fundit pikërisht Turqia fitoi pozitën e liderit rajonal dhe u bë faktor global në çështje të rëndësishme ndërkombëtare. Për Bullgarinë është me interes që Turqia të formojë shpejt qeveri të re, e cila qeveria të bëjë një politikë të jashtme, të qartë e të vazhdueshme.

“Sferat të cilat përbëjnë interes për zhvillimin e raporteve Bullgari-Turqi nga pikëpamja bullgare janë shumë, thotë z. Kjuçukov. – Pas vitit 2010 patëm një etapë kur ndiqnim më tepër interesin turk, përfshi duke u mbyllur Drejtoria e Çështjeve të Ballkanit në MPJ. Bullgaria sikur hoqi dorë nga pozita e saj aktive e politikës së jashtme të Ballkanit. Kohët e fundit vërehet një lloj ndryshimi, por më tepër në reduktimin e kontakteve dypalëshe, se sa në aktualizimin e rendit të ditës. Patëm dhe disa vite ndërprerjeje të instrumentit kryesor të negociatave diplomatike me Turqinë, dhe ky ishte Komisioni i Çështjeve të Pazgjidhura, i themeluar më 2008. Sot funksionimi i këtij Komisioni u rifillua dhe puna e tij është më intensive. Një objekt diskutimi përbëjnë problemet me refugjatët e Trakisë, pronat e Eksarhisë Bullgare, të drejtat sociale, çështjet energjetike, statuti i lumit Rezovska, transmetimet e radios. Pra, një sërë çështjesh, të cilat dy vendet i kanë obligim për t’u zgjidhur. Temat aktuale të raporteve Bullgari-Turqi janë energjetika, siguria, bashkëpunimi në Detin e Zi, dhe jo më pak refugjatët për të cilët u bë fjalë. Çdonjëri nga çështjet e lartpërmendura nënkupton bashkëpunim aktive në mes të dy vendeve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen, Strasburg, 10 shtator 2025

Kursi i ri i BE-së dhe vendi i Bullgarisë në të

Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..

botuar më 25-09-18 6.50.PD

Bullgaria është ndër vendet që nuk pranojnë sanksionet e BE-së ndaj Izraelit

Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..

botuar më 25-09-17 1.44.MD

Bullgaria dhe Shqipëria ndajnë përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin e rajonit

Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..

botuar më 25-09-16 3.07.MD