Emri i Krasimir Georgievit, të njohur me nofkën Krasjo Çernia (I ziu), u përhap para kohësh në lidhje me lobimin dhe punësimet në sistemin gjyqësor. Bëhet fjalë për skandalin që plasi me interesat private në institucionet publike. Pasoi një valë e rasteve të zbardhura ku të veshurit me pushtet u kapën në transaksione të mëdha biznesi, shpeshherë informale.
5-6 vitet e fundit u nxorën në dritë interesat private pas të cilave qëndrojnë deputetë dhe aktivistë civilë. Këtë e komentoi znj. Katja Hristova nga Asociacioni “Transparenca pa kufij” gjatë një tryeze të rrumbullakët kushtuar lobimit.
“Nën moton se deputeti përfaqëson interesat e popullit dhe se organizatat jo qeveritare përfaqësojnë opinionin shoqëror, lobimit i vihet një maskë shoqërisht e pranueshme, shpjegon znj. Hristova. – Në Bullgari po funksionojnë shumë mekanizma, të orientuar tek mundësitë e grupeve të ndryshme të interesave që të marrin ato pjesë në formate të ndryshme të konsultimit. Mirëpo, këto mekanizma janë zhgënjyes.”
Praktikat e tilla ndikojnë negativisht mbi besimin në institucione dhe legjislacion, përderisa strukturat e shtetit demokratik e synojnë oligarkinë.
Lobimi jo i rregulluar
Rreth 77 për qind e bullgarëve nuk e kanë të qartë kush për ç’ka dhe para kujt lobon. Këtë e tregojnë të dhënat statistikore të një sondazhi të bërë nga Asociacioni “Transparenca pa kufij”. Sondazhi është bërë në 18 vende të tjera të BE-së. Dy e treta mendon se lobimi në vend në të vërtetë është i parregulluar. 38 për qind e të anketuarve janë të mendimit se mund të ndikojnë mbi vendimmarrjet e menaxhimit, megjithëse kjo nuk është punë e lehtë. Për shkak të mungesës së një strategjie kundër lobimit të parregulluar, ky i fundit në Bullgari rrezikon të kthehet në një model pune. Ndryshimet në Kodin Penal, sipas të cilave ushtrimi i ndikimit të paligjshëm kriminalizohet, nuk zbatohen në mënyrë efektive. Megjithë korrupsionin e dukshëm në periudhën e viteve 2011-2013 janë dënuar mezi 7 persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
Legjislacioni kaotik
Sipas të dhënave të Qendrës së Iniciativave Ligjore më se gjysma e ligjeve ndryshon dhe pasurohet brenda një viti dhe një e treta e dokumenteve të miratuara nuk janë në pajtim me Kushtetutën. Kuvendi Popullor nuk i lehtëson grupet shoqërore, të cilat kanë interes të marrin informacione për drejtimet kryesore të procesit legjislativ. Deputetët nuk regjistrojnë takimet me lobistët, as konsultimet e mbajtura lidhur me ndryshimin apo pasurimin e sistemit normativ. Ndërsa partitë nuk e shpallin publikisht financimin që kanë, as sa para harxhojnë gjatë fushatave parazgjedhore.
Rrugëdalja është rregullimi i lobimit
Deri sot janë përpiluar pesë projektligje për rregullimin e lobimit, por një ligj i unifikuar funksionues nuk ka. Ndër praktikat e mira në BE, nga të cilat Bullgaria mund të përfitojë, janë regjistri i lobistëve, qasje publike në informacione dhe dosja ligjore. E këtij mendimi është znj. Hellam Trump, përfaqësuese e Sekretariatit të Asociacionit “Transparenca pa kufij”. Ja se çfarë më tepër komentoi ajo:
“Njëra nga masat e para të transparencës është regjistri i lobistëve. E rëndësisë së madhe është po ashtu transparenca pro-aktive, pra administrimi dhe publikimi i informacioneve që janë rezultat i takimeve me lobistët”.
Asociacioni “Transparenca pa kufij” propozoi një listë 30 masash për lobimin. Mirëpo, kjo listë nuk mund të vihet në funksion po të mos ketë një sistem efektiv gjyqësor.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..