Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Janakiev me ekspozitë të portreteve të krijuesve bullgarë

БНР Новини
9
Gena Dimitrova

Krijues të njohur bullgarë janë në thelbin e ekspozitës “Portrete” të rregulluar në Sallën “Sredec” të Ministrisë së Kulturës. Njerëzit, që janë të rikrijuar mbi tablotë, janë bashkëkohës të piktorit të njohur Nikollaj Janakiev. Në portretet mund të shihen këngëtarja operistike me famë botërore Gena Dimitrova, poeti i mrekullueshëm dhe përkthyes i përsosur Valeri Petrov, artistja Tatjana Llolova, dramaturgu Stanisllav Stratiev, piktorët Genko Genkov, Emill Stojçev, Svetlin Rusev dhe shumë krijues të tjerë bullgarë. Ekspozita përbën një përulje origjinale para talentit dhe kontributit të këtyre njerëzve për zhvillimin e kulturës bullgare.

“Pata fatin e bardhë të takohem me secilin prej këtyre krijuesve. Komunikimi me njerëz të tillë gjithnjë lë mbresa të thella – tregon Nikollaj Janakiev. – Prandaj vendosa të pikturoj portrete të secilit prej tyre. Disa prej portreteve fillova të bëj menjëherë pas mbarimit të Akademisë së Arteve Figurative, të tjerë – i krijova tani. Në fakt, prej kohe kam një ide të rregulloj një ekspozitë të tillë dhe gëzohem, se ajo më në fund u realizua. Mendoj, se hapësira e kësaj galerie është tepër e përshtatshme për prezantimin e portreteve të krijuesve të ndryshëm.”

Stanisllav StratievCilat janë sfidat, kur piktori krijon një portret? Çfarë janë përgjegjësitë e tij?

“Në portretet piktori duhet të rikrijojë karakterin e modelit. Krahas kësaj ai duhet të shfaqë edhe qëndrimin e tij ndaj këtij njeriu. Në çdo portret u përpoqa të shpreh qëndrimin tim individual. Mendoj, se e kam arritur, sepse portretet dallohen nga njeri tjetri. Dhe kjo është e natyrshme pasi ata janë njerëz të ndryshëm me karaktere të ndryshme. Desha të zbuloj origjinalitetin e secilit prej këtyre krijuesve.”

Genko GenkovSi e caktoni mënyrën tuaj të pikturimit?

“Posaçërisht në portretet përpiqem të kap gjendjen e brendshme shpirtërore të njeriut, të cilin e pikturoj. Ja, për shembull portretin e piktorit Georgi Trifonov e krijova në bardhë dhe zi dhe ky kompozim ishte karakteristik për të. Ai ishte një piktor i mrekullueshëm me imagjinatë jo të zakontë. Në këtë tablo të madhe u përpoqa të prezantoj botën e tij. E bëra aq sa munda.”

Georgi TrifonovPiktori Nikollaj Janakiev për herë të parë rregullon një ekspozitë me portrete. Tablo të tij janë pronë të Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative dhe të Galerisë së Arteve Figurative të Sofjes, si dhe të pothuajse të gjitha galerive të qyteteve të vendit. Ai ka prezantuar ekspozita me vete jo vetëm në Sofje dhe në qytetet e tjera bullgare, por edhe në Luksemburg, Zvicër, Gjerman, Itali, Izrael, Francë, Austri, Sllovaki, Poloni, Finlandë, SHBA-në, Maltë, Siri, Qipro... Vepra të piktorit u paraqitën në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare në Evropë, në Amerikë, në Azi.

Piktori Nikollaj Janakiev tashmë ka ftesë për Festat e Arteve “Apolonija” në Sozopoll, ku do të prezantojë një pjesë prej portreteve. Krahas kësaj do të marrë pjesë në Festivalin Kinematografik “Dashuria është çmenduri” në Varnë. Më 4 shtator bashkë me kolegun dhe mik të tij Vasill Stoev do të hapë një ekspozitë në një pallat të vjetër në Ljubljana.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD