Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Greqia kërkon ristartim të menjëhershëm të negociatave, por ç’do Evropa?

БНР Новини
Ministri i Financave Janis Varufakis dha dorëheqje që “ta veshë me krenari urrejtjen e kreditorëve”.
Foto: EPA/BGNES

Rezultatet e referendumit në Greqi tashmë janë të qarta. Pas votës “kundër” reformave të propozuara nga ndërkombëtarët, erdhi koha për reflektim. Çdo “jo” e grekëve shkakton shumë të panjohura si në Evropë, ashtu dhe në rajon. Presim të shohim a do të ketë vazhdim të negociatave mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë, në ç’bazë do të nisin ato, a do të mbetet Greqia në Eurozonë dhe si Eurozona do të përballojë këtë situatë.

Pavarësisht skenarëve të mundshëm, sigurisht që Greqia në plan afatmesëm do të bjerë në një periudhë shumë të vështirë. Vështirësitë e secilit vend të BE-së reflektojnë mbi anëtarët e tjerë. Menjëherë pas referendumit të së dielës vlerësimi i euros ra me 1.5 për qind që respektivisht çon në zhvlerësimin e valutës bullgare (BGN), të ngjitur euros. Sa do të zgjasë ky proces?

Greqia është nga vendet kryesore të Evropës Juglindore. Çdo vështirësi e saja e bën më të vështirë dhe gjendjen e rajonit ballkanik. Kjo vlen kryesisht për vendet jo-anëtare të BE-së, për të cilat Greqia duhet të jetë udhërrëfyese drejt integrimit të tyre në Evropë.

Problemet në Greqi janë si me karakter ekonomik, ashtu dhe me karakter politik. Si ndodhia në Greqi do të ndikojë mbi idetë e zgjerimit të Eurozonës? Kjo çështje është tepër aktuale për Bullgarinë. Para disa ditësh qeveria bullgare e shtyu programin për anëtarësim në Eurozonë. A do të forcohen qëndrimet e fansave të SYRIZA-s në Evropë dhe rajon? Rezultati i referendumit në Greqi është një precedent, i cili mund t’u duket tërheqës vendeve të tjera. Parti të ngjashme si ajo radikalja greke ka dhe në Bullgari. Disa nga analizatorët bile e quajtën dukurinë SYRIZA “virus”. Ky virus shfaqet dhe në politikën bullgare rreth thirrjeve për mos shlyerjen e detyrimeve në fushën e energjetikës dhe në sektorin financiar. Zyrtarët bullgarë në BE alarmuan se angazhimi i tepërt i BE-së me problemet e Greqisë, do të devijojë vëmendjen evropiane nga zgjidhja e çështjeve të ngutshme në vendet e tjera anëtare.

Në intervistën e parë që Aleksis Cipras dha në televizor pas mbrëmjes së referendumit, u bë e qartë se kryeministri grek kërkon ristartim të menjëhershëm të negociatave me kreditorët ndërkombëtarë. Dhe në tryezën e negociatave të shtrohet çështja e faljes së borxhit. Të vërteta dolën dhe parashikimet për ndryshime në qeverinë greke. Ministri i Financave Janis Varufakis dha dorëheqje. Kjo gjë është një shenjë e ndryshimit të ndjeshëm në qëndrimet greke. Situata është shumë e komplikuar. Supozohet të ketë angazhim serioz në nivel shtetëror. Në Bullgari marrja përsipër e përgjegjësisë është e pashmangshme, sepse shumica e kreditorëve të Greqisë janë dhe kreditorë të Bullgarisë. Ndërkohë, qëndrimet e Sofjes duhet të koordinohen me ato të BE-së. Greqia do të jetë tema numër 1 ditët e ardhshme, ka të ngjarë të jetë dhe më e diskutuara javët vijuese.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD
Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm dëshiron prani më të madhe aleate në Detin e Zi

Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..

botuar më 25-10-31 10.40.PD
Raja Nazarjan

Kryetari i Parlamentit do të ndërrohet çdo 10 muaj

Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..

botuar më 25-10-29 5.08.MD