BE-ja nuk do të sillet më me tolerancë ndaj vendeve anëtare të cilat i shtyjnë reformat ose nuk i bëjnë fare. Këtë mesazh të Kryetarit të Parlamentit Evropian, Martin Shulc e lexojmë në revistën gjermane “Shtern”, citon Agjencia Telegrafike Bullgare. Z. Shulc thotë se ka nevojë për institucione, të cilat t’i zgjidhin problemet në tregtinë ndërkombëtare, kushtet investuese, migracionin, mashtrimet tatimore dhe po ashtu në menaxhimin e të ardhurave.
Për mendimin e ekonomistit Ilian Vasilev, fjalët e Martin Shulcit “vënë në rendin e ditës vizionin e mëtejshëm të BE-së, sepse aktualisht ka dallime të dukshme në integrimin ekonomik e politik. BE-ja nuk mund të vazhdojë në formatin e saj aktual. Kriza greke ishte si një katalizator i proceseve”, komenton specialisti bullgar.
Edhe Bullgaria, si Greqia, shtyn zotimet për reforma. Ndryshimet më të ngutshme janë në sistemin gjyqësor. Kreditorët ndërkombëtarë nuk e besojnë Greqinë se kjo e fundit do ta shlyejë borxhin, përderisa qytetarët bullgarë kanë humbur besim në elitën politike. A mund të presim vullnet nga ana e pushtetarëve, ose ka nevojë për ndikim nga jashtë që të realizohet reforma gjyqësore? Ekonomisti Vasilev është kategorik se reforma gjyqësore do të ndodhë shpejt ose vonë. “E kemi problem përvetësimin e fondeve evropiane, mungon disiplina politike, nuk ka as një strategji për zhvillimin komplet të ekonomisë bullgare. Megjithatë fondet evropiane i forcojnë kushtet për investime në vend. Fondet evropiane përbëjnë 6-7 për qind të PBB-së – thotë z. Ilian Vasilev. – Dhe sidomos kur hyjnë në sektorin e infrastrukturës, e ndihmojnë shumë rimëkëmbjen e ekonomisë. Absorbimi i parave mbikëqyret nga Evropa dhe prandaj rastet e gjobimit të Bullgarisë nuk janë pak.”
Në përgjithësi, Bullgaria i menaxhon fondet evropiane sipas rregullave, por për sa i përket financimit buxhetor e bashkiak, zbatojmë metoda të tjera. Në fakt, Bullgaria ka pasur përparim 25 vitet e fundit. PBB-ja e vendit gradualisht është rritur. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se e kemi mirëqenien e mirë.
A do t’i rrisë Evropa kriteret e saj për anëtarësim në Eurozonë, pas krizës greke?
“As BE-ja, as Eurozona do të jenë siç kanë qenë përpara, komenton ekonomisti Vasilev. – Sot problemi nuk qëndron a do të anëtarësohemi apo jo, por a ka kuptim të anëtarësohemi në atë Eurozonë ku nuk ka perspektivë të qartë. Pra, po të duam të bëhemi pjesë e Eurozonës, duhet t’i mendojmë mirë si rreziqet, ashtu dhe përfitimet. Eurozona nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por një mjet i përmirësimit të gjendjes sonë ekonomike.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..