U nda nga jeta violinisti i madh bullgar Georgi Badev – interpretues i rangut të lartë, muzikant me kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën tonë dhe në atë botërore. Dhe jo në vend të fundit – një njeri jashtëzakonisht modest.
Ka lindur në qytetin Vidin, ku ka filluar arsimin e vet muzikor. Në moshë 11 vjeçare është pranuar në Internatin e fëmijëve të talentuar në Sofje, ku pedagog i tij ishte prof. Vlladimir Avramov. Tek ai Badevi mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore ( në atë kohë Konservatori Shtetëror Bullgar) në vitin 1961. Në atë kohë tashmë ishte laureat i dy konkurseve botërore – në Moskë dhe në Bruksel. Pas kësaj erdhën Çmimi i parë në Monreal, specializim tek Isak Shtern në SHBA. Ndër incizimet që janë regjistruar prej tij janë vepra të kompozitorëve Bah, Mocart, Brams, Stravinski etj. Çdo një shfaqje skenike për të ishte një ngjarje e vërtetë, ndërsa sallat – gjithmonë plotpërplot me adhuruesit e tij. Për publikun dhe për specialistët do të mbetet i paharrueshëm integrali me sonatat solo dhe partitat e Bahut, të cilin ai e realizoi para disa vitesh në sallën “Bëllgaria”. Pak violinistë në botë kanë regjistruar një aktivitet të tillë në biografitë e tyre krijuese. Me kontributin e tij janë realizuar shumë premiera të veprave bashkëkohore bullgare. E madhe është dhe veprimtaria e tij pedagogjike, që ka filluar në vitin e largët 1962. Profesor në Akademinë Kombëtare Muzikore dhe në Akademinë Musashino në Tokio, Georgi Badevi e kishte përkushtuar tërë energjinë e vetë punës me violinistët e talentuar të rinj.
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..