Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

In memoriam – Georgi Badev

U nda nga jeta violinisti i madh bullgar Georgi Badev – interpretues i rangut të lartë, muzikant me kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën tonë dhe në atë botërore. Dhe jo në vend të fundit – një njeri jashtëzakonisht modest.

Ka lindur në qytetin Vidin, ku ka filluar arsimin e vet muzikor. Në moshë 11 vjeçare është pranuar në Internatin e fëmijëve të talentuar në Sofje, ku pedagog  i tij ishte prof. Vlladimir Avramov. Tek ai Badevi mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore ( në atë kohë Konservatori Shtetëror Bullgar) në vitin 1961. Në atë kohë tashmë  ishte laureat i dy konkurseve botërore – në Moskë dhe në Bruksel. Pas kësaj erdhën Çmimi i parë në Monreal, specializim tek Isak Shtern në SHBA. Ndër incizimet që janë regjistruar prej tij janë vepra të kompozitorëve Bah, Mocart, Brams, Stravinski etj. Çdo një shfaqje skenike për  të ishte një ngjarje e vërtetë, ndërsa sallat – gjithmonë plotpërplot me adhuruesit e tij. Për publikun dhe për specialistët do të mbetet i paharrueshëm integrali me sonatat solo dhe partitat e Bahut, të cilin ai e realizoi para disa vitesh në sallën “Bëllgaria”. Pak violinistë në botë kanë regjistruar një aktivitet  të tillë në biografitë e tyre krijuese. Me kontributin e tij janë realizuar shumë premiera  të veprave bashkëkohore bullgare. E madhe është dhe veprimtaria e tij pedagogjike, që ka filluar në vitin e largët 1962. Profesor në Akademinë Kombëtare Muzikore dhe në Akademinë Musashino në Tokio,  Georgi Badevi e kishte përkushtuar tërë energjinë e vetë punës me violinistët e talentuar të rinj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

“Magjia” një këngë për marrëdhëniet romantike tashmë të harruara

Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..

botuar më 25-01-22 1.35.MD

"Të mos jemi vetëm" – një këngë me mesazh të fortë

Në Ditën e Asistencës së Maternitetit, ju ofrojmë një këngë kushtuar një teme të vështirë - vdekshmërinë femërore gjatë lindjes. "Të mos jemi vetëm" bashkon disa nga muzikantët tanë më të mirë. Përveçse interpretoi këngën në mënyrën e tij të..

botuar më 25-01-21 8.10.PD

"Biljana e bukur"

DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..

botuar më 25-01-17 1.25.MD