Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet e pazgjidhura gjatë kësaj stine politike parashikojnë vjeshtë të vështirë

parlament
Foto: arkiv
Stina politike në Bullgari përfundoi duke lënë çështje serioze të pazgjidhura. Marrëdhëniet midis partnerëve kryesor në qeverisje - midis GERB dhe Bllokut të Reformatorëve, janë të tensionuara, përfaqësues të tyre të lartë nuk përjashtuan mundësinë për rishikimin e marrëveshjes së koalicionit, bile disa edhe për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.  Në fillim të javës Kryeministri Borisov duhej të qetësonte situatën me pohimet, se midis Partisë GERB dhe Reformatorëve gjithçka është në rregull, por sigurimet e tij  nuk u penguan analistëve politikë  të prognozojnë ndryshime në pushtetin ekzekutiv. Sipas disave, në qoftë se do të ndërmerren ndryshime të tilla, në interes të marrëdhënieve më të mira të koalicionit, ato nuk do të prekin postet në qeveri që i janë besuar Bllokut të Reformatorëve. Me gjithë atë mbizotëron mendimi, se me gjithë mosmarrëveshjet, ndërrim të kabinetit nuk do të ketë, sepse nuk ka faktorë të brendshëm ose të jashtëm,, të cilët ta diktojnë. Në situatën e tanishme në rajon, partnerët e Bullgarisë nga BE dhe NATO janë të interesuar për stabilitetin e saj, ndërsa në plan të brendshëm – edhe në qoftë se arrihet në divorc me reformatorët, GERB mund të garantojë shumicë në parlament me mbështetjen e ABV dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (LDL). Debatet e dhimbshme dhe kompromiset rreth  sistemit gjyqësor, shëndetësor dhe të pensioneve çuan në afrim midis GERB dhe LDL, fakt i cili i shtyri disa te flasin për një koalicion joformal midis tyre. Në fund të javës tensioni me reformatorët u forcua nga shtyrja për në vjeshtë të ligjit të propozuar prej tyre për luftë kundër korrupsionit në katet e larta të pushtetit. Ndërlikimi i situatës politike, që po përvijohet për në vjeshtë, po thellohet edhe nga rrethana se ajo përkon me nevojën për përgatitjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor, të gërshetuar me referendumin për sistemin elektoral. GERB shkon në zgjedhjet me qëndrimin për pjesëmarrjeve me vete dhe shpreson për fitore në qytetet e mëdha. Blloku i Reformatorëve po kështu mendon për pjesëmarrje me vete, por Lëvizja për Bullgarinë e Fortë deri para pak kohe shpallej për koalicione të lira në vend dhe prandaj Lëvizja “Bullgaria e qytetarëve” këmbënguli për konsolidimin e bllokut dhe për regjistrimin unik për zgjedhjet, të mbështetur me një marrëveshje e qartë e koalicionit. Sipas disave, LDL do të ruajë mbështetjen e deritanishme lokale, bile mund ta zgjerojë me tërheqjen e votave nga etnia rome. PSB shkon në stinën e re politike me një kënaqje relative lidhur me zgjedhjen e socialistes Maja Manollova për avokat kombëtar të popullit dhe me synimin të tregojë se e ka kapërcyer praktikën “ të japë drita për të majtë dhe pas kësaj të bëjë kthesa djathtas”. Ndër zhvillimet politike që priten në vjeshtë nuk ka të tilla që mund të ndryshojnë statukuonë në vend. Me këtë qytetarët dhe partnerët e Bullgarisë tashmë janë mësuar.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..

botuar më 24-05-09 11.31.PD
Alfa Research

Parlamenti i ri duhet të transmetojë një qeveri koalicioni me të paktën 3 parti

Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..

botuar më 24-05-08 10.06.PD

Ambasadori bullgar nuk do të jetë i pranishëm në betimin e Vladimir Putinit

Për arsye shëndetësore, ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Vladimir Putin për mandatin e pestë presidencial, bëri të ditur një burim diplomatik për BNR. Më herët, shefi i politikës së jashtme..

botuar më 24-05-07 12.24.MD