Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mozart, Paganini dhe Çajkovski nën qiellin dhe yjet e qytetit Pravec

БНР Новини

Vera është sitna, gjatë së cilës koncertet organizohen në të hapur – nën qiellin plot me yje  dhe me flladin e mbrëmjes së qytetit. Prandaj dhe qyteti  Pravec bëhet një skenë e madhe për edicionin e radhës tradicional të Festivalit Ndërkombëtar Muzikor “Festat e Mozartit”. Edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit do të kalojë nën shenjen e shifrës 175. Pse – do te na shpjegojë Drejtori artistik i festivalit Hristina Angellakova:

“Kemi një përvjetor të shënuar 175 vjet nga vdekja e Paganinit, si dhe nga lindja e Çajkovskit dhe Klod Mones.  Më 13 gusht, aktiviteti çelet me “Flauta magjike”, një shfaqje të Operës së Ruses. Ditën tjetër do të jetë koncerti me rastin e përvjetorit të Paganinit dhe të Çajkovskit. Për të kemi ftuar  violinistin polak Mariush Patira, i cili është njeri prej laureatëve të Konkursit “Paganini” në Gjenova, dhe dirigjentin Zhoze Marija Florensio nga Brazili. Maratona e gjatë do të fillojë me përvjetorin e piktorit Klod Mone.  Linja impresioniste  nga tablotë e tij do të kalojë në muzikën e  Debisit dhe Ravelit, në interpretim të pianistit Ilja Ovçinnikov dhe violinistes Verustinija Shtur-Ovçinnikova nga Rusia dhe këngëtarëve Joana Kadijska dhe Aleks Avedisjan. Maratona do të përfundojë me monospektaklin “Nga Piaf deri në Mambo italiano”.


Ditën e dytë për spektatorët e vegjël  është shfaqja e mëngjesit “Figaro do Mozartin dhe Rosinin”. Fëmijët do të maskohen si Mozarti dhe bashkëshortja e tij Konstanca, do të vizatojnë, do të këndojnë, do të kënaqen për miniaturat e balerinave të vogla nga  Vatra  e kulturës, të cilët do të vallëzojnë nën tingujt e të vetmit balet të kompozitorit. Në mbrëmje është spektakli muzikor-koreografik mbi Rekuiemin e Mozartit.


Sipas traditës festivali do të mbyllet me një koncert gala në sheshin para Bashkisë. Ai është “Muzikë klasike dhe pop” me pjesëmarrjen e këngëtarëve të operës, korit dhe orkestrës së Operës së qytetit Ruse me dirigjent Zhoze Marija Florensio. I është kushtuar jubileut të këngëtares së madhe operistike Hristina Angellakova. Ajo do të jetë e ftuara e posaçme e “Takimit me autograf” , në të cilin do të  shfaqet dokumentari me momentet nga biografia e saj të pasur artistike.

Dëgjojmë tani një interpretim të Hristina Angellakovës – “Habanera” nga opera “Karmen” e Bizes.




Përgatiti në shqip: Sofia Popova











Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD