Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tango në politikën e gazit

Foto: wikipedia.org

Në fillim të vitit të ardhshëm duhet të fillojnë kërkimet për naftë dhe gaz në rajonin e Detit të Zi. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov, duke marrë parasysh një projekt të tri kompanive të mëdha ndërkombëtare, të cilat janë në pritje të realizimit të tij që nga viti 2012. Sipas qeverisë së tanishme shkak për vonesës ishte kabineti Oresharski, i cili kishte frikë, se nxjerrja e gazit në Bullgari do të dobësojë varësinë e vendit nga furnizimet e gazit rus. Specialistët janë të mendimit, se në një territor prej 14 mijë kilometrash katror 80 kilometra larg Varnës ka burime të mëdha të pasura të gazit. Shpresat e tyre lidhen me faktin, se në ujërat e Rumanisë u zbuluan nga 40 deri në 80 miliard metra kub gaz. Vitet e fundit konsumimi i gazit në Bullgari arrin përafërsisht 4 miliard metra kub për vit. Tendenca është, që deri në vitin 2015 ato sasi të rriten deri në 6.3 miliard metra kub. Aktualisht vendi importon afro 85 për qind prej sasive të domosdoshme të gazit nga Rusia. Kështu pësuam më shumë humbje si rezultat i krizës së gazit në fillim të vitit 2009.

Pas kësaj krizë filluan të kërkohen burime alternative dhe tashmë disa vende i gjetën. Rumania fqinje zbuloi burime të veta të gazit dhe sot importon vetëm 10 për qind nga sasitë e domosdoshme. Lituania bleu një anije cisternë, e cila në bregun e Detit Balltik u shndërrua në një terminal të madh për gazin e lëngshëm. Kjo anije cisternë me gjatësi 300 metra është me emrin “Independence” – domethënë pavarësi. Kapaciteti i saj nga 170 mijë metra kub gaz mund të sigurojë 90 për qind prej sasisë së domosdoshme të gazit për tri republikat baltike.

Mirëpo, çfarë bënë Bullgaria? Që nga viti 2009 e këtej ajo lëvizet në ritmin e tangos – dy përpara, një prapa. Çdo ndërrim i qeverisë sjell prioritete të reja në politikën e gazit. Deri më sot asnjë nga projektet e mëdha të planifikuara nuk u përurua me sukses. Projekti ambicioz i Gazsjellësit “Nabuko”, i cili duhet të siguronte furnizime direkte nga Deti Kaspik deri te vendet e BE-së u dështua. “Rryma Jugore” gjithashtu nuk do të ketë. Dëshira e Bullgarisë, deklaruar që në vitin 2009 për pasurimin e furnizimeve të gazit, tani për tani mbetet vetëm një urim. Krijimi i vështirë i lidhjeve të gazit me vendet fqinje – Turqinë, Greqinë, Rumaninë dhe Serbinë, tashmë nuk përbën interes edhe për mediat. Kishte kohë, që kur kjo ide shqyrtohej si një shpëtim nga monopoli rus. Megjithë financimin e pjesshëm evropian, 6 vjet pas krizës me gazin, nuk është përfunduar asnjë nga katër interkonektorët.

Tani me shpresë të re presim punimet kërkimore në Detin e Zi, që datojnë më se 25 vjet. Specialistët janë të mendimit, se është i domosdoshëm vullnet politik dhe strategji kombëtare, për vazhdimin e kërkimeve në Detin e Zi. Mirëpo, pikërisht ky është problemi kronik i politikës bullgare në të gjitha fushat – mungesa e vazhdimësisë.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD