Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për çfarë ëndërron bullgari?

БНР Новини
Marçella Abrasheva
Foto: BGNES

Bullgarët e pranojnë gjallërimin ekonomik si të dhëna të thata statistikore. Dhe kjo megjithëqë ai është një fakt i cili ndikon si mbi nismat tona afariste, ashtu edhe mbi rritjen e konsumimit.

“Disponojmë kritere tepër të ulëta për krahasim – komenton sociologia Marçella Abrasheva – drejtoreshë rajonale e TNS – Gallup për Ballkanin. – Verën e vitit të kaluar kishte tension politik dhe situata ishte jo të zakonshme. Dhe në këtë sfond mund të themi, se tani grupe të ndryshme të shoqërisë janë më të qeta dhe si rezultat filluan të mendojnë në një afat më të gjatë se sa muajin e ardhshëm. Dhe kjo ndodh kur njerëzit fillojnë të harxhojnë, të mësojnë, të punojnë. Si një shembull, që mund të jepet në këtë drejtim janë kreditë e shtuara për blerjen e banesave. Doemos kjo ndodh në qytetet e mëdha, ku ka ekonomi. Tek ne ekonomia nuk zhvillohet në mënyrë të njëjtë në të gjitha rajonet, mirëpo e tillë është situata në mbarë botën.”

Cilat nga grupet sociale në Bullgari janë të mendimit se prosperojnë?

“Nga njëra anë grupi social formohet mbi bazë të kësaj, që njerëzit disponojnë, për shembull të ardhura, ose ndonjë pronësi. Nga ana tjetër grupi social caktohet edhe nga kjo, si njerëzit e ndjejnë veten dhe si vet caktohen – vazhdon zonja Abrasheva. – Është tepër interesante se me nivele të njëjta të të ardhurave dhe të mënyrës së jetesës në vendet e ndryshme njerëzit japin përgjigje të ndryshme. Për shembull në Rumaninë fqinje njerëzit japin përgjigje më optimiste se sa bullgarët. Tek ne konsiderojmë se njerëzit që punojnë janë me mundësi më të mëdha ekonomike. Mirëpo në këtë grup hyjnë të paktën më se gjysma e popullsisë së rritur. Personalisht unë nuk mund të them, se ata njerëz japin sinjale për prosperitet. Më tepër ata janë përballuar frikën ekonomike. Në se mund të flasim për klasën e mesme – ajo përbëhet nga 1/5 e të punësuarve.”

Përsa i përket deklaratës, se të rinjtë bullgarë preferojnë të shkojnë të punojnë jashtë shtetit Marçella Abrasheva është kategorike, se dëshira për emigrim nuk është aq e madhe, siç ishte në vitet 90-të të shekullit të kaluar. Vitet e fundit jo më shumë se sa 2 për qind prej të rinjve deklarojnë se kanë plane të emigrojnë. Ato janë të dhënat e anketimeve përfaqësive të organizatës TNS. Tek ne aktualisht krijuan dega të tyre shumë kompani të huaja, si për shembull në fushën e shërbimeve IT.

“Për fat të keq, ose për fat të mirë, shumica e bullgarëve ëndërrojnë të bëjnë ndonjë hotel ose ndonjë restorant – tregon zonja Abrasheva. – Kështu që, ata dëshirojnë të realizojnë shërbime nga tipi “lokal”, jo nga tipi “Stiv Xhobs”. Kemi dëshirë të jemi Lugina e Salikonit, por duhet të sillemi ndaj problemeve me më shumë kritikë. Megjithëkëtë ka dhe shembuj të mirë, sidomos në fushën e shërbimeve IT. Bullgaria nuk është një vend i madh. Ekonomia jonë është e dobët, konsumatorët nuk disponojnë mjaftë mjete. Firmat tona nuk mund të konkurrohen në vendet e zhvilluara, ku prodhimi mbrohet me standarde. Dëshirojmë, që shteti të përkrahë të gjitha nismat, të investojë, të sigurojë prokurime publike dhe qasje me fondet evropiane. Mirëpo, pasi ekonomia jonë është kryesisht ekonomi e shërbimeve, duhet të këmbëngulim për ndryshim në institucionet dhe më në veçanti në arsimin. Vetëm atëherë mund të formojmë mjedisin, i cili do t’u sigurojë njerëzve mundësitë dhe shansin të bëhen Stiv Xhobs. Për fat të keq ne konsiderojmë se arsimi është një problem social, mirëpo ai është ekonomik.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD