Emri i saj është Kristian Karam, por në Bullgari që të gjithë e quajnë Kristiane ose Kristiançeto. Dhe ajo mban shumë për këtë transkriptim. “Kështu e ndiej veten shumë speciale, më vjen shumë mirë se emri im ka variante bullgare”-thotë ajo. Kristiane është pedagoge në Bërkli kolixh, këngëtare, organizatore e festivalit, lider e formacioneve të ndryshme muzikore. Aktualisht është ko-drejtuese e një klase mjeshtërie në degën e të kënduarit me ftesë të mësuesit të vet dhe idhull Bobi Makferin. Shkolla verore zhvillohet afër Nju Jorkut / New York County/, kurse ajo me shumë gëzim afrohet ndaj ekipit të pedagogëve të muzikantit të madh, në grupin e të cilit ka kënduar. “Prej tij kam mësuar gjëra mjaft të çmueshme jo vetëm për mënyrën e të kënduarit, por dhe për qëndrimin ndaj muzikës, për lirinë e shpirtit...”-nënvizon Kristiane. Ajo merr pjesë dhe në filmin dokumentar me Bobi MakFerin dhe Jo-Jo-Ma “Instinkti muzikor: Shkenca dhe Kënga” gjatë vitit 2009. “Zillzalla” quhet grupi i saj multi-kombëtar në Shtetet e Bashkuara, i krijuar me idenë të bashkojë kultura dhe tradita të ndryshme. Ekzekuton një përzierje prej muzikës tradicionale arabe dhe asaj ballkanase, me një ndikim të fort të xhazit. /Zillzalla është një fjalë arabe, që do të thotë tërmet/. Ja dhe një nga piesat, të përfshira në diskun e formacionit. “Një valle ballkanase” është në repertorin dhe të grupit bullgar të Kristianes, për të cilin do të mësoni pas pak.
“Klasa ime e parë e mjeshtërisë këtu qe gjatë muajit qershor të vitit të kaluar-tregon Kristiane. E organizon studioja vokale “Di stars”, pas kësaj kisha dhe disa të tjera-në Sofje dhe në Plovdiv. Gjithmonë është një kënaqësi e madhe të punoj me muzikantët e rinj bullgar. Ata janë shumë të talentuar, të etur për dije dhe shumë e shumë të përzemërt. Shpresoj që ata të mësojnë diçka prej meje. Me siguri unë po kështu që mësoj prej tyre. Përveç kësaj është shumë dëfryese.”
Dëgjuam incizimin dokumentar të “Naima”-një formacion prej muzikantëve bullgar, me të cilët Kristiane realizoi një varg koncertesh. Emërtimi vjen nga arabishtja. Fjala lidhet me cilësitë e Zotit.
“Ideja lindi gjatë verës së kaluar. Filluam të bëjmë prova dhe të zhvillojmë koncerte gjatë vjeshtës së vitit 2014. Dhe repertori dhe thelbi i projektit janë të lidhura me atë, që bëj me “Zillzallanë”. Qëllimi është që traditat e ndryshme muzikore të bëhen më të afërta dhe më të pranishme për njerëzit nëpër botë. Për mua gjithmonë është një kënaqësi të prezantoj traditat lindore përpara publikut perëndimor, ti bëj më të pranishme. Dhe gëzohem shumë, kur njerëzit tregojnë një kureshtje, kur tek ta shfaqet një dëshirë të mësojnë më shumë për muzikën, të cilën ju ofroj. Unë vij nga Lindja, jam rritur me muzikën e prindërve të mi-libanez dhe amerikane. Por akoma si fëmijë mësoj muzikë dhe piano klasike, më vonë dhe xhaz. Tek unë ka një dëshirë të fortë të bëj të kuptueshme këtu gjuhë dhe të gjej rrugë për bashkimin e tyre. Mësova shumë për folklorin bullgar nga këngëtarja e shkëlqyer popullore Binka Dobreva. Kam mësuar muzikë nga India, Afrika, muzikë tradicionale si dhe shumë të tjera. E gjithë kjo gjen ndikim në kompozicionet e mia”.
Përfundojmë me një interpretim të “Zillzallasë”-Lamma Bada Yatathanna. Kjo është një këngë tradicionale arabe, e cila është e përfshirë dhe në repertorin e koncerteve të “Naimas”.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaDy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...
Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën..
Turneu i Duetit "Riton" po vazhdon. Ai mbahet nën emrin e albumit të tyre të fundit "Po ndodh diçka", album ky i cili përmban dhjetë këngë të reja origjinale. Katja dhe Zdravko – siç fansat i quajnë me përkëdheli këngëtarët e dashur të muzikës..
Pas turneut jubilar të suksesshëm "50 vjet magji" , zëri i artë i muzikës pop bullgare Orlin Goranov nis një turne veror, ku do të prezantojë..