Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Supergrupi i ri “Legjendat” po përgatit një turne

БНР Новини
Foto: “Legjendat”

Më 14 dhe 15 shtator qytetasit e Varnës dhe Burgasit do të mund të shikojnë formacionin “Legjendat”, i cili mblodhi në një skenë disa nga muzikantët më të njohur bullgar. Konstantin Markov dhe Stenli (nga grupi “Tangra”), Konstantin Cekov (FSB), Jordan Karaxhov (Sinjal), Dimitër Kërnev (D2) dhe Ljubo Kirov do të gëzojnë adhuruesit e vet me hite të paharrueshme dhe me shumë befasi muzikore. Ja se çfarë tregoi konstantin Markov, i cili është ndër themeluesit e grupit “Tangra”:

“Para më se një viti më erdhi në mend të bëja diçka të tillë. Fola për idenë time me Stenlin dhe me të filluam të mendonim cilët nga miqtë tanë muzikantë do të aderonin dhe do të ishin të përshtatshëm. Kështu lindi fomacioni “Legjendat”. Gjërat u bënë nga vetvetiu. Mitko Kërnev pranoi ftesën dhe nga ana e vet ftoi Ljubon. Ljubo zgjodhi Kosjo Cekovin dhe kështu banda u mblodh. Dëshirojmë të tregojmë katër dekada prej historisë së muzikës rok bullgare. Do të prezantojmë këngët më të preferuara të grupeve, prej të cilave vijmë dhe paralelisht punojmë edhe mbi kompozime të reja autorësh”.

Për këtë vit “Legjendat” planifikojnë gjashtë koncerte. Grupi i ri ishte prezantuar në dorëzimin e çmimeve të “BG Radio”-së dhe publiku e pranoi formacionin me interes. “Është e vërtetë se ne emocionohemi më shumë sesa publiku. Atëherë ne të gjashtët ishim për herë të parë në një skenë. Njerëzit na dhuruan shumë energji pozitive dhe vazhdojmë përpara me emocione pozitive” – tha Dimitër Kërnev dhe shtoi:

„Kishim një shembull të mirë me një sueprgrup tjetër – “Formacioni”. Para pak kohe u dëgjova me një nga anëtarët e këtij grupi  - Kirill Mariçkov dhe organizuam një takim mes dy bandave. Ne jemi miq dhe kemi punuar së bashku shumë herë në konfiguracione të ndryshme. Nuk do të jetë e çuditshme po të bëjmë në të ardhmen ndonjë projekt bashkë me “Fondacionin”.  Ideja ishte që grupi ynë të jetë i ndryshëm, për këtë arsye u përqendruam mbi këngët më të adhuruara në aranzhimet e tyre origjinale. Incizimet e shumica prej  këtyre këngëve janë shumë cilësore, të bëra me teknikën, me të cilën muzikantët kanë disponuar në të kaluarën. “Legjendat” është një ide që lindi duke kërkuar origjinalin, por origjinalin e shikuar përmes prizmit të ndonjë këngëtari tjetër – kjo është karakteristike për formacionin tonë të ri.“

Ja se çfarë janë disa nga surprizat e përgatitura për turneun e “Legjendave”: Stenli do të këndojë hitet e grupit D2, Danço Karaxhov – ato të grupit TE. Ljubo Kirov përveç se do të interpretojë këngët e FCB-së, do të tregojë dhe aftësitë e veta mbas perkusioneve.

„Do të përpiqemi t’i ftojmë adhuruesit tanë në një udhëtim prapa në të kaluarën, kur ishin krijuar këto hite – tregoi Konstantin Markovi. Do të kujtojmë përsëri disa nga çastet e paharrueshme. Ata, të cilët atëherë nuk kanë qenë lindur do të kuptojnë se përtej horizontit ka edhe bota të tjera. Shumë njerëz mendojnë se “legjendat” jemi ne, por në fakt këto janë këngët, të cilët ne do t’i prezantojmë.“

Një spektakël multimedial, të përpunuar posaçërisht për këtë turne, do ta çojë publikun në atmosferën e hiteve si “Ushtari prej plumbi”. Kënga shfaqi në mes të viteve të 80-të të shekullit të kaluar dhe ne do të prezantojmë këtë kohë në mënyrë të besueshme edhe nga pikëpamja kulturore, kështu edhe nga pikëpamja shoqërore. Po vazhdojmë të punojmë pikërisht mbi të dhe me siguri ajo është një pjesë e rëndësishme prej spektaklit tonë” – shpjegoi Dimitër Kërnev.

Përgatiti në shqip: Jordanka Iavnova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD