Është verë dhe është vapë. Vetëm po të përmendem fjalën Gines, provokojmë asociacione të lidhura me etje, me një pije freskuese me pak alkool, me shkumë, që është “e shenjtë” për adhuruesit e saj. Në fakt në Bullgari emir “Guinnes” më shumë lidhet me librin e njohur që sivjet ka një përvjetor.
Ideja për Librin e rekordeve Gines është e sër Hju Bijver (sir Hugh Beaver) – shefit të fabrikës për prodhimin e birrës “Guinnes”. Para 60 vjetësh, më 27 gusht 1955 në treg doli libri i parë i rekordeve dhe menjëherë u bë bestseller në Britaninë e Madhe. Edhe sot pas Biblës, Koranit dhe Citateve të Mao Ce Dunit, ai mbetet libri më i botuar në botë me të drejta autori. Ky koleksion mbledh jo vetëm arritjet e mëdha të njeriut, por edhe ekstremet e botës natyrore.
Në gjuhën bullgare libri “Rekordet e Ginesit” u botua për herë të parë në vititn 1999, para kësaj u importua edicioni i saj rus. Në të mund të shihen shumë emra bullgare. Nuk janë pak bullgarët në kategori “Sport”.
Kemi akoma një sportiste legjendare – Jordanka Donkova. Arritja e saj në disiplinën 100 metra me pengesa 12 sek. e 21 qindta. Nga viti 1988 deri tani ajo nuk është tejkaluar.
Edhe në të kaluarën, edhe sot vajzat bullgare e gjimnastikës artistike në kanë dhënë shumë arsye për krenari. Maria Gigova dhe Maria Petrova ndodhen në Librin Gines si të vetmet kampione botërore që e kanë arritur këtë medalje të artë tri herë.
Bashkë me to në Librin e rekordeve figurojnë emrat e akoma 7 sportistëve bullgarë plus një detar.
“Yachtsman”-i legjendar kapiten Georgi Georgiev është i  parë që bëri lundrim rreth botës. Me anijen me vela “Kor Karoli” ai nisi nga  Havana më 20 dhjetor 1976 dhe mbërriti përsëri atje një vit më vonë më 20  dhjetor. Ai është marinari i vetëm në botë, i cili ka kaluar në sezonin e  stuhive përmes rajonit të ashtuquajturave “Depresione të Mëdha Tropike” të  Oqeanit të Qetë, afër ishujve Fixhi. Deri atëherë mendohej se kjo është përtej  mundësive të njeriut. Por kapiteni Georgiev e bëri këtë. Ai është i pari që  bëri një udhëtim të tillë me anije me vela. Dhe asnjëherë gjatë lundrimit nuk  kërkoi ndihmë dhe nuk dha sinjal rreziku. 23 018 mile detare. I vetëm. Në kompaninë e  një mace. Detari numër një i Bullgarisë është regjistruar në Librin e Ginesit  për vitet 1981-1982. 
Më shumë rekordistë bullgarë ka në kategori “Arti i  cirkut”. Grupi i familjes Kehajovi – legjendat e cirkut bullgar kanë arritur  shumë rekorde. Ata gjetën vend në Librin Gines akoma në vitin 1978 me një salto  mortale unike mbi një kolonë prej shtatë vetash. Despina Kehajova rrotulloi njëkohësisht  75 rrethe. Përfaqësuesi më i vogël i familjes 5-vjeçari Maksimës Garsia hyri në  Librin e Rekordeve si motoristi më i vogël që hyri në “Globin e vdekjes” dhe u  lëviz atje me shpejtësi 70 km/orë.
Nuk mund të përmendim të gjithë bullgarët që figurojnë në  Librin Gines. Por nuk mund të harrojmë arritjen e shahistit Kirill Georgiev, i  cili luajti me 360 partnerë, fitoi 280 ndeshje, në 74 ndeshje përfundoi me remi  dhe humbi vetëm gjashtë. 
Kitaristi Georgi Georgiev i bie kitarës në  vazhdim të 49 orëve dhe kështu tejkaloi rekordin e një bullgari tjetër – Biser  Raçev. Banakieri bullgar Penço Pençev hyri në listën e rekordeve me 2014  kokteje. Ai ka gjithashtu tri rekorde të tjera dhe ai nuk mendon të përfundojë.
Në vitin 2005 11 961 veta morën pjesë në një valle  në Sofje, por fatkeqësisht një vit më vonë në një qytezë rumune e përmirësuan  rekordin tonë. Bullgaria është shteti i parë me rekord për mbledhjen e më shumë  gajdeve në një vend. Më 16 maj 2012 në sallën e parë të Pallatit Kombëtar të  Kulturës 333 gajdexhi interpretuan para publiku. Aq shumë gajde bile skocezët  nuk kanë mbledhur.
Pas rekordeve individuale është mirë të përmendim edhe një rekord në kategori “Fe”. Kjo është statuja e Hyjneshës Mari në qytetin bullgar jugor Haskovo, e cila është me lartësi 32 metra. Kjo është skulptura më e lartë e Shenjtores në botë. Monumenti u inaugurua më 8 shtator 2003 dhe në 2005 u përfshi në Librin Gines.
Ka edhe shumë rekorde të tjera dhe shumë që do të arrihen në të ardhmen. Sepse bullgari është merakli. Sepse në Bullgari edhe fëmijët dinë se “Edhe ne i kemi dhënë diçka botës” – siç ka thënë shkrimtari i madhe Ivan Vazov. Dhe sigurisht bota nuk do të presë shumë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..