Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përgatitja e kryesisë bullgare të BE hyri në fazë të re

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë gjysmës së dytë të 2018 Bullgaria do të ushtrojë për herë të parë pas aderimit të saj në BE kryesimin e tij në bazë të rotacionit. Për detyrën e ardhshme me përgjegjësi vendi ynë po përgatitet tashmë vit të dytë. Kur në mesin e vitit 2013 e shpalli fillimin e veprimeve përgatitore, Kryeministri Pllamen Oresharski komentoi, se bile ato janë të vonuara.

Tek mesi i vitit 2013 një element i rëndësishëm i punës përgatitore duhej të ishte hartimi i planit përllogaritës i kryesisë. Në fillim të 2014 një përllogaritje të tillë ende nuk kishte, por dihej, se shuma e nevojshme do të jetë midis shumës së harxhuar nga kryesia daneze, që ishte më e vogël deri tani – në vlerë 35 milionë euro dhe kryesisë më të shtrenjtë të Francës – 171 milionë euro.

Kabineti Oresharski përkufizoi përgatitjen për kryesinë si një prej prioriteteve kryesore të qeverisës së tij gjatë vitit 2014, por u rrëzua para kohe. Qeveria e tanishme e Bojko Borisovit filloi me përgatitjen konkrete, duke miratuar planin përkatës. Në prezantimin e tij Zëv/kryeministrja Rumjana Bëçvarova raportoi, se tashmë është mbledhur informacion i cili të lejojë saktësimin e numrit të nevojshëm të njerëzve për përgatitjen e të gjitha forumeve dhe mbledhjeve të kryesisë. Ka dhe vlerësim për kapacitetin ekzistues administrativ mbi çështjet evropiane. Mbi këtë bazë për krijimin e administratës për kryesinë u themelua grup pune nën udhëheqjen e Bëçvarovës. Dihet, se administrata duhet të numërojë përafërsisht 1 300 veta, ndërsa nga deklaratat e përfaqësuesve të lartë të pushtetit ekzekutiv si përpara edhe tani duket, se qeveritarët e kanë të qartë, se kjo administratë jo vetëm se duhet të jetë në nivelin e duhur profesional, por edhe rezistente ndaj interesave konjunkturale partiake.

Rezultatet e planit të kabinetit “Borisov” për kryesinë e ardhshme të BE do të raportohen para KM në çdo tre muaj. Deri në fund të këtij viti do të përcaktohen dhe trajnimet e nevojshme për rritjen e kompetencave të nëpunësve, të angazhuar me përgatitjen dhe koordinimin e kryesisë. Do të grumbullohet eksperiencë dhe ekspertizë nga shtetet, që tashmë kanë qenë kryetarë ose do të kryesojnë në të ardhme Këshillin Evropian. Ky proces tashmë filloi me zhvillimin e stazheve dhe vizitave të punës për studimin e praktikave të mira.

Me gjithë se ka hyrë në një fazë të mirëfilltë, përgatitja për kryesinë nuk ka përfunduar. Në kohën deri në gjysmën e dytë të vitit 2018 duhet të arrihet një pëlqim i qëndrueshëm mbipartiak mbi prioritetet kryesore të kryesisë. Për shkak të specifikës së jetës kombëtare politike, që karakterizohet me pasione partiake, kjo nuk do të jetë e lehtë. Përveç kësaj, kapaciteti administrativ nga vet vetiu nuk do të jetë i mjaftueshëm për kryesinë e suksesshme pa praninë e figurave politike, të cilët të marrin vendimet e drejta në konjunkturën e sotme të ndërlikuar në BE dhe lidhjet e tij me botën. Cilat figura politike do të imponohen deri në vitin 2018 që tani nuk mund të thuhet. Kështu që para kryesisë bullgare të BE mbeten sprova të mëdha.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..

botuar më 24-05-09 11.31.PD
Alfa Research

Parlamenti i ri duhet të transmetojë një qeveri koalicioni me të paktën 3 parti

Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..

botuar më 24-05-08 10.06.PD

Ambasadori bullgar nuk do të jetë i pranishëm në betimin e Vladimir Putinit

Për arsye shëndetësore, ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Vladimir Putin për mandatin e pestë presidencial, bëri të ditur një burim diplomatik për BNR. Më herët, shefi i politikës së jashtme..

botuar më 24-05-07 12.24.MD