Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet dhe perspektivat para investimeve të huaja në Bullgari

БНР Новини
drejtori ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev
Foto: investbg.government.bg

Investimet e drejtpërdrejta në Bullgari shënojnë rritje me përmasë 1.9 për qind gjatë gjysmëvitit të 2015-ës deri në afro 800 mln euro. Këto rezultate i detyrohen para se gjithash situatës së mirë makroekonomike në Bullgari, si dhe stabilitetit politik, deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtori ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev. Sipas fjalëve të tij deri tani janë marrë shumë pyetje nga investitorët në sektorët e ndryshëm, por mbizotëron interesi ndaj industrisë, i lidhur me prodhimin e pjesëve për koncernet e mëdha automobilistike. Industria IT, turizmi, shërbimet e transferuara në vende të tjera, logjistika, transporti dhe industria ushqimore gjithashtu janë në “radarin” e investitorëve.

Cilat janë vendet dhe regjionet e tjera, ku Bullgaria mund të shpresojë, përveç investitorëve tradicionalë evropianë?

“Shpresoj shumë se klasifikimi i dhjetë investitorëve më të mëdhenj në Bullgari do të ndryshojë. Sigurisht që kemi partnerë tradicionalë, të cilat kanë marrëdhënie shumë të mira me Bullgarinë, si Gjermania dhe Italia. Mirëpo, ne punojmë shumë për tërheqjen e investitorëve nga Azia, sepse nuk është sekret se paratë e shumta janë, të paktën tani për tani, në këtë kontinent, megjithë tronditjet javën e fundit. Prandaj përpiqemi të tërheqim më shumë investitorë nga Kina.”

Stamen Janev është kategorik se Plani i ri Evropian i Investimeve për Zhvillim “Junker” jep mundësi për financimin e çdo një biznesi. “Është me rëndësi që firmat të kandidojnë drejtpërsëdrejti para Bankës Evropiane të Investimeve me projekte interesante, të cilat nuk mund të gjejnë ndonjë financim tjetër interesant, nuk janë tepër komerciale dhe nga ato nuk mund të pritet fitim i shpejtë”, shton drejtori ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve.

Cilat janë pengesat më të mëdha para investitorëve të huaj?

“Para pak kohe qeveria miratoi një raport të Ministrisë së Financave, ku janë shënuar rreth dhjetë faktorë, të cilët i pengojnë investimet e jashtme në Bullgari. Sa për pluset, ato janë të dukshme – taksat e ulëta tatimore, vendi është lokalizuar shumë mirë gjeografikisht dhe ka kanale drejt vendeve të treta. Mirëpo, kemi probleme për shembull me parashikueshmërinë sa i përket aplikimit të rregullave në vend dhe në marrëdhëniet midis autoriteteve vendore dhe atyre qendrore. Nganjëherë, megjithë dëshirën e autoriteteve qendrore për ta ndihmuar ndonjë investitor, autoritetet vendore veprojnë në mënyrë individuale dhe nuk marrin parasysh dokumentet e nxjerra në nivel qendror, si për shembull dokumentin e tipit “Investitori i klasës A”. Në vend që t’i shkurtojnë afatet për nxjerrjen e lejeve të veçanta, ato zgjaten edhe më shumë, kurse biznesi nuk disponon shumë kohë për të pritur. Prandaj u ndërmorën shumë masa për pakësimin e peshës tatimore dhe për lehtësimin e procesit të certifikimit.”

Një pjesë e masave inkurajuese të shtetit në regjionet me papunësi të lartë janë lidhur me mundësinë për marrjen e tokës pa ankand, ose konkurs. Akoma një masë tjetër në ndihmë të investimeve është lidhur me ndërtimin e një infrastrukture publike deri në objektin përkatës, ose me sigurimin e ndihmës financiare shtetërore, duke u paguar një pjesë prej trajnimit, ose një pjesë prej sigurimeve të punonjësve të porsaemëruar.

Në rajonin veriperëndimor të Bullgarisë pothuaj nuk vëzhgohen investime të reja. Si do të përballohet kjo mungesë bilanci regjional në fushën e investimeve?

“Për ne regjioni veriperëndimor është një prioritet serioz. Një pjesë e masave tona janë lidhur me sigurimin e pikave suplementare bonus për çdo një projekt evropian të realizuar në këtë regjion. Një masë tjetër është aplikimi i taksës tatimore zero për fitimin e riinvestuar në regjion me papunësi të lartë. Agjencia jonë drejton një lloj të veçantë industrish tipike për këtë regjion si ajo kimike dhe prodhimi i produkteve nga lëndët kimike. Shpresojmë se së shpejti ky proces negativ do të ndryshojë dhe regjioni i Bullgarisë Veriperëndimore do të tregojë potencialin e vet.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa

Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..

botuar më 24-09-30 9.44.PD

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD