Javën e kaluar u zhvilluan shumë protesta civile kundër çmimeve të larta të lëndëve djegëse dhe cilësisë së tyre të ulur. Protestat janë në sfondin e uljes drastike të çmimeve të naftës në plan botëror. Sipas protestuesve nuk është e qartë se pse në sfondin e kësaj uljeje të çmimeve të naftës në bursa deri në 40 dollarë në barel, ato në Bullgari nuk lëvizin në mënyrë adekuate në pakicë në pikat e karburantit dhe mbeten një nga më të lartat në Evropë. Pra, shteti, organet dhe në përgjithësi institucionet duhet të vendosin rregulla në formimin e çmimeve.
Mirëpo, në fakt nuk është kaq e lehtë. Këtë e shpjegoi Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev, i cili vuri në dukje se shteti nuk shet naftë, ai nuk ka as rafineri, as i formon çmimet, por shteti ka angazhimin për të vendosur rend, transparencë dhe garanci se ka një treg në veprim. Në fakt ai është i lirë që pas ndryshimeve demokratike pas 10 nëntorit të 1989-ës. Këtë e nënvizoi dhe Ministri i Ekonomisë Bozhidar Llukarski. Kërkim dhe ofrim – kjo është mantra e tregut të lirë. Po, ai është i lirë, por megjithatë ka nevojë për rregullim, sepse nuk ka gjë tjetër më të keqe në botën bashkëkohore nga monopolet. Në të njëjtën kohë, nëse ka monopole, apo jo, këtë e vendos Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës. Te ne monopol në produktet e naftës ka, sepse rafineria e vetme Lukojl, disponon 70 për qind të furnizimeve të lëndëve djegëse. Lojtarët e tjerë i marrin parasysh vetëm çmimet e tij dhe pa marrëveshje karteli, thjeshtë sepse Lukojl është më i madhi dhe i vetmi dhe ata blejnë nga ai. Çështja është se pse ata nuk blejnë edhe nga rafineri të tjera jashtë Bullgarisë! Kjo do ta lëvizte konkurrencën edhe në treg.
Thënë në mënyrë metaforike të panjohurat në ekuacion janë në rrugën e çmimit me shumicë deri në çmimin në pikën e karburantit – domethënë deri në çmimin me pakicë. Në këtë rrugë i lënë gjurmët e tyre çmimi i prodhimit, ose çmimi i një toni të naftës së rafinuar, akcizat mbi lëndët djegëse dhe taksat e imponuara nga shteti, diferenca në çmimin midis shitjes dhe blerjes, si dhe ulja e çmimit, nga të cilat formohet fitimi i distributorëve dhe i tregtarëve, konsumimi i ulët në vend, për shkak të të cilit edhe tani rafineria e vetme te ne punon para se gjithash në saje të eksportit. Kuptohet, me rëndësi është edhe lënda e parë, që përdoret. Lukojl punon me naftë ruse të llojit “Ural”, e cila ka më shumë squfur dhe kërkon më shumë shpenzime, që të mbulohen parametrat e dizelit evropian. Ja përse “Lukojl Neftohim Burgas” zbaton një plan për zgjerim dhe modernizim për 1.5 mlrd dollarë, me të cilin do të hiqen nga eksploatimi kapacitetet e vjetra të prodhimit nga vitet 60 të shekullit të kaluar. Ndërrimi i tyre me teknologji moderne për përpunim do të çojë në rritje të cilësisë dhe të efikasitetit të prodhimit dhe ai do t’u përgjigjet standardeve më të larta ekologjike. Por, siç u pa, kjo kushton shumë.
Sipas ekspertëve, të gjithë faktorët e lartpërmendur, i përgjigjen pyetjes se pse çmimet e lëndëve djegëse nuk ulen me tempin dhe përmasat e njëjta, si ato të naftës së papërpunuar në plan global, domethënë pse çmimi i benzinës dhe i dizelit te ne nuk mund të jetë nën një euro, siç duhet të jetë sipas llogaritjeve më të thjeshta.
Megjithatë mund të bëhet diçka dhe kjo varet nga shteti. Ky është liberalizimi i tregut të lëndëve djegëse, lehtësimi i importit të produkteve të naftës dhe krijimi bursës përkatëse të këtyre produkteve te ne. Kjo do të çonte te një rezervë suplementare prej 10 për qind dhe do t’i pakësonte çmimet me pakicë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..