Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kronikë kulturore

БНР Новини
Foto: operasofia.bg

Një turne e Operës së Sofjes në Slloveni, Gjermani dhe Japoni

Një turne të madhe ndërmori Opera e Sofjes në Evropë dhe në vendin e lindjes së diellit. Stacioni i parë është në Ljublana, ku me krijimin e Vagnerit “Tristan dhe Izolda” ajo do të marrë pjesë në edicionin e 63 të njërit prej festivaleve më prestigjioze në botë. Më 4 shtator Opera Kombëtare prezantohet në festë bashkë me teatrin e Mariinit nga Sankt Peterburgu me dirigjent Valerij Gjeorgjiev, filarmonia e Izraelit nën shkopin e Zubin Metës së madh dhe Opera Kombëtare e Pekinit. Pjesëmarrja jonë është një pjesë nga Ditët e Sofjes në Ljublana, të cilat organizohen me ndihmën e bashkisë së Sofjes. Turneu i Operës së Sofjes vazhdon me sfidën tjetër të madhe – bullgarë tregojnë Vagnerin në atdheun e tij, dhe kjo në një vend, të lidhur me filantropin e madh të kompozitorit – mbreti i çuditshëm dhe i dashuruar në art Ljudvig i II. Në qytetin gjerman Fjusen nga data 12 deri më 19 shtator, ku ngrihet kalaja përrallore Nojshvajnshtajn, këngëtarë bullgarë do të pushtojnë skenën e teatrit të festivaleve që gjendet aty me 1360 vende. E gjithë kjo është fryt i marrëveshjes së lidhur për një turne unikale të Operës së Sofjes me prezantimin e tetralogjisë “Unaza e nibelungës”. Ideja e drejtorit të trupës dhe regjisor i spektakleve akademik Pllamen Kartallov dhe rastis në vitin, në të cilin festojmë 125 vjet traditë të operës tek ne. Destinacioni i tretë nga turneu i madh i Operës Kombëtare është Japonia e largët, ku arti bullgar gëzon një vëmendje të veçantë. Për herë të gjashtë ajo është e ftuar në vendin e lindjes së diellit. Nga data 5 deri më 22 tetor ajo do të tregojë nëntë spektakle. Publiku shumë kërkimtar vendas do të shikojë leximin bullgar të kryeveprave “Turandot” dhe “Mbreti Igor” në qytetet Tokio, Kioto, Fukuoka, Fukci, Nagoja dhe Mihara. Dirigjent i të dyja operave është Grigor Palikarov, kurse regjisor është Pllamen Kartallovi.

Foto: BulfotoSamuell Finci me një dekoratë për aktor më të mirë gjerman

Samuell Finci, djali i aktorit të madh bullgar Icko Finci, është i shpallur për një aktor më të mirë gjerman. Dekorata është për rolin e tij të Vladimirit në piesën e Samjuëll Beket “Në pritje të Godos” të Dojçes teatër në Berlin. Regjisor i piesës është përsëri bullgar – Ivan Panteleev. Dekorata jepet çdo vit pas një ankete të posaçme, të cilën revista “Teatri sot” organizon mes 42 kritikëve dhe gazetarëve të njohur. Zgjedhja e Samuell Fincit e bën aktor të vitit në vendet gjermanishtfolëse.

СнимкаQyteti Varna në “peng” të animacionit

Mbi 90 krijime prej 33 vendeve janë të mbledhura në edicionin e 11 të Festivalit Botëror të Filmave Vizatimore, që zhvillohet në Varnë. Mikpritës i ngjarjes është Qendra e Festivaleve dhe e Kongreseve. Forumi do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 shtator. Me shfaqje të posaçme do të prezantohen krijuesit nga Bullgaria, Lituania dhe Japonia. Programet e Lituanisë dhe të Japonisë janë të shoqëruara prej leksioneve për historinë e kinemasë kombëtare dhe animimi.

Foto: BGNESEkspozita Kombëtare e Vjeshtës në Plovdiv

Nëntë autorë bullgarë, të cilët punojnë në vend dhe jashtë shtetit, tregojnë krijimet e veta në Ekspozitat Kombëtare të Vjeshtës në Plovdiv. Çdo vit projekti i kuratorëve për ngjarjen prezanton tendencat në artin modern bullgar, duke zgjedhur një temë konkrete. Gjatë vitit 2015 kjo është “An pasan”, që në përkthim nga frëngjishtja do të thotë “Kalimthi”. Në këtë botim vazhdon koncepti nga dy vjetët e mëparshme në Ekspozitat Kombëtare të Vjeshtës të prezantohen autorë me një qëndrim modern, me një prani të fortë profesionale në skenën artistike, të rinj dhe punues në mënyrë aktive në Bullgari dhe jashtë kufirit. Ngjarja është një pjesë nga programi i Sallonit të Vjeshtës të Arteve në qytetin Plovdiv.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Krasimir Stançev

Prof. Krasimir Stançev: Gjuha mund të përdoret për çfarëdo qëllimesh - nga më paqësorët deri te shpallja e luftës

"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..

botuar më 24-07-13 11.10.PD

Nderojmë patriarkun e letërsisë bullgare, Ivan Vazov

Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..

botuar më 24-07-09 5.45.PD

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD