Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta Ibro Llollov

Fizarmonicisti i njohur Ibro Llollov vdiq në moshë 88 vjeç. Si një prej emrave më të mëdhenj në folklorin bullgar ai ka punuar me po thuaj të gjitha këngëtarët dhe orkestrat popullore në vendin tonë. Dashamirësit e tij e mbajnë mend si një virtuoz brilant – jo vetë të folklorit bullgar, serb, rumun dhe cigan, por edhe të muzikës pop, xhaz, rok dhe blus.

Ibro Llollov filloi të merret me fizarmonikën që në moshë 11 vjeçare, e trashëgoi talentin e të atit – Llollo Najdenov, klarinetist. Në vitin 1953 bëri incizimin e tij të parë me orkestrën popullore në Radio Sofjen – “Vallja Filipovsko”, gjatë dekadave vijuese incizoi shumë hite që ruhen në Fondin e Artë të traditës folklorike bullgare.

Si trashëgimtar dhe vazhdues i Boris Karllovit, Ibro Llollov aplikoi një ekzekutim të ri më ekstrem dhe më temperament, të quajtur nga disa “ekzekutim në galop”. Muzika cigane, e incizuar prej tij vlerësohet si klasikë ( “Leno  Magdalenio”, “O more, xhaxho”, valle instrumentale të dasmës dhe të vajzave).

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

Miro dhe ALMA sërish në një projekt të fuqishëm dhe emocional – “Atje”

Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..

botuar më 25-10-28 6.05.PD

Trioja е njohur vokale "Antibiotika" me një këngë të re pas një ndërprerjeje 14-vjeçare

Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..

botuar më 25-10-27 6.05.PD
Stefka Sëbotinova

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shemb mali” – perla në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA

botuar më 25-10-24 6.55.PD