Fizarmonicisti i njohur Ibro Llollov vdiq në moshë 88 vjeç. Si një prej emrave më të mëdhenj në folklorin bullgar ai ka punuar me po thuaj të gjitha këngëtarët dhe orkestrat popullore në vendin tonë. Dashamirësit e tij e mbajnë mend si një virtuoz brilant – jo vetë të folklorit bullgar, serb, rumun dhe cigan, por edhe të muzikës pop, xhaz, rok dhe blus.
Ibro Llollov filloi të merret me fizarmonikën që në moshë 11 vjeçare, e trashëgoi talentin e të atit – Llollo Najdenov, klarinetist. Në vitin 1953 bëri incizimin e tij të parë me orkestrën popullore në Radio Sofjen – “Vallja Filipovsko”, gjatë dekadave vijuese incizoi shumë hite që ruhen në Fondin e Artë të traditës folklorike bullgare.
Si trashëgimtar dhe vazhdues i Boris Karllovit, Ibro Llollov aplikoi një ekzekutim të ri më ekstrem dhe më temperament, të quajtur nga disa “ekzekutim në galop”. Muzika cigane, e incizuar prej tij vlerësohet si klasikë ( “Leno Magdalenio”, “O more, xhaxho”, valle instrumentale të dasmës dhe të vajzave).
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR