Nën patronazhin e UNESKO-s në Sofje u zhvillua konferencë me temë “Lufta me grabitjen e trashëgimisë kulturore të Sirisë”, organizuar nga ambasada e Mbretërisë Norvegji dhe Instituti Norvegjez për Studimin e Trashëgimisë Kulturore (NIKU).
“Gjithmonë kam nënvizuar se, trafiku i paligjshëm i sendeve të vlefshme, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore është një pjesë nga strategjia e terrorit, të cilën ekstremistët e aplikojnë në Irak, aktualisht në Siri. Një nga mënyrat të ndalohet i ashtuquajturi “Shtet Islamik” është të ndërpritet financimi, një pjesë nga e cila është tregtia me sende të vlefshme kulturore – tha në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s Irina Bokova. – Ky është kuptimi dhe i rezolutës, të cilën Këshilli për Siguri i OKB-së pranoi gjatë muajit shkurt të këtij viti. Punuam me vendet anëtare të Këshillit për Siguri, që të përfshihet ndalimi i trafikut të paligjshëm. Përse shkatërrohet Palmira? Isha nga ata njerëz të lumtur, të cilët e vizituan Palmirën gjatë muajve të fundit përpara konfliktit në Siri. Tempulli përbënte një sintezë shumë të veçantë të stileve arkitekturale, karakteristike për Lindjen e Mesme përmes antikitetit dhe traditës greko-romake. Shkatërrimi i tij është një krim i palejueshëm kundër qytetërimit, sepse ai ishte simbol i dialogut ndërkulturor, një dëshmi materiale për aftësinë e kulturave të mund t’i ndikojnë njëra-tjetrës. Pikërisht këtë mundohen ekstremistët që të shkatërrojnë. Që të mund t’i ndalojmë, një nga mënyrat është të ndalohet financimi i tyre, të cilin ne e bëjmë bashkërisht me Interpolin, me Organizatën Ndërkombëtare të Doganave, bashkë me zyrën e OKB-së në Vjenë për luftë me krimin dhe narkotikët, me shumë partnerë dhe shumë qeveri. Mendojmë se kjo është një nga detyrat më të mëdha në këtë moment, që të mund të ruajmë shkatërrimin e mëtejshëm të vlerave kulturore dhe ndjekjen e popullsisë civile, të pakicave për shkak të përkatësisë së tyre fetare ose etnike.”
Një ditë përpara se të vijë në Sofje, Irina Bokova ishte në Bruksel. Bashkë me përfaqësuesen supreme të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Federika Mogerini dhe me deputetë nga Komisioni mbi arsimin dhe kulturën në Parlamentin Evropian, kanë shqyrtuar ruajtjen e vlerave kulturore në Siri dhe Irak.
“Në Bruksel, kur u takova me zonjën Mogerini, ajo krejtësisht përkrahu veprimet tona dhe na tha se po punon mbi një direktivë të re të Bashkimit Evropian. Këmbëngulja që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të harmonizojnë legjislacionet e veta dhe të forcohet kontrolli i importit të sendeve kulturore. Aktualisht ka një regjim shumë të rreptë të eksportit, shtetet evropiane e ruajnë trashëgimin, kulturën dhe vlerat e veta. Ajo për të cilën këmbëngul është që ato të forcojnë masat e veta legjislative, të cilat ta bëjnë më të rreptë kontrollin mbi importin. Shtetet e Bashkuara janë pjesëmarrës shumë aktiv në bashkëpunimin tonë ndërkombëtar. Ne punojmë në një lidhje të ngushtë dhe me Departamentin e Shtetit, dhe me Departamentin e Financave mbi këtë temë, punojmë dhe me ekspertë të shumtë, të cilët na japin dhe foto prej sateliti. Duhet të shënoj se, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara po kështu ka një projektligj i cili do të forcojë regjimin e lidhur me importin dhe eksportin e paligjshëm.”
Legjislacioni ynë kombëtar është i përshtatur ndaj rrethanave të reja me aksent mbi ndalimin për një tregti transkufitare nga Siria dhe Iraku.
“Mendoj se, Bullgaria ka një kontribut serioz – deklaroi Irina Bokova. – U zhvillua një konferencë e madhe në lidhje me trafikun e paligjshëm. E zbuluam bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministre të punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova. Bullgaria morri pjesë shumë aktive në veprimtarinë e UNESKO-s në kryerjen e Konventës që nga viti 1970, e cila ndalon importin dhe importin e paligjshëm të sendeve kulturore. Bullgaria është anëtare e komitetit, i cili ka për qellim të bëjë monitorin gjatë aplikimit të konventës. Përpara katër vjetëve bashkë me ministrin e kulturës Vezhdi Rashidov ishim bashkërisht në Otava. Kanadaje mbi bazën e kësaj konvente dhe me ndërmjetësinë tonë, i ktheu Bullgarisë më shumë se 20 mijë sende të eksportuar në mënyrë të paligjshme.” Irina Bokova është krejtësisht e bindur se grabitja e trashëgimisë kulturore nga “Shteti Islamik” është një krim ushtarak në përshtatje me statutin romak të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
“Unë kam biseduar me zonjën Fatu Bensuda, e cila është prokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Punojmë me të dhe me ekipin e saj në lidhje me mauzoleun e shkatërruar në Timbuktu nga xhihadistët, gjatë kohës ku ata kishin pushtuar Malin Veriore. Shumë shpejt hetimi i saj do të përfundojë dhe ajo ka të dhëna të mjaftueshme që të nis një çështje penale. Sa i përket Sirisë dhe Irakut vështirësia është se këto vende nuk kanë ratifikuar konventën. Sa u përket qytetarëve të shteteve të cilat kanë ratifikuar konventën, kurse në Siri dhe Irak ka 26 mijë luftëtarë të huaj, ajo mendon se kjo është një bazë e mjaftueshme që të merret me një hetim të tillë. Unë shpresoj fortë se, këto krime nuk do të mbeten të padënuara.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..