Mlladen Kojnarov është një nga zërat më të bukur të Rodopeve, dhe më 15 shtator mbushi 70 vjeç. E shënoi festën e tij mes kolegëve dhe miqve. Këngëtari popullor është në skenë më shumë se gjysmë shekull. Është i dekoruar me Lirë të Artë dhe të Argjendtë, të cilat i janë dhënë nga Lidhja e Veprimtarëve Muzikorë dhe të Vallëzimit në Bullgari. Tregon se peshqeshi më i madh janë sukseset e nxënësve të tij nga shkolla për këngë popullore në qytetin Smoljan.
“Fillova gjatë vitit 1963, në Festivalin e Dytë Republikan – kujtohet këngëtari. – Atëherë fitova dekoratën time të parë. Shumë shpejt pas kësaj duhej të shkoj ushtar (gjatë asaj kohe ishte e detyrueshme dhe zgjaste dy vjet). Në Ansamblin Rodopa erdha gjatë vitit 1970. Që atëherë jam anëtar i kolektivit artistik. Pavarësisht se në praktikë jam pensionist prej një farë kohe, vazhdoj të paraqitem si solist. Gjatë vitit 2000 themelova shkollë pran vatrës së kulturës “Kirill Maxharov” në qytetin Smoljan – lagja Ustovo. Si i zgjedh fëmijët? Në radhë të parë duhet të kenë talent dhe një kujtesë të mirë muzikore. Por meraku po kështu është shumë i rëndësishëm. Pa merak nuk bëhet asgjë. Kam parë shumë këngëtarë të talentuar, të cilët nuk punojnë dhe nuk zhvillojnë dhuntitë e veta të dhëna nga natyra. Këngëtarët e vegjël vijnë tek unë në një moshë 4-5 vjeç. Ndihmës shumë i vlefshëm në punën time janë prindërit, gjyshet dhe gjyshërit. Në sajë të tyre mund të formoj zakone tek fëmijët. Deri tani kam përgatitur 7 fëmijë për Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike në Shiroka Llëka. Kurse nxënësi im i parë tanimë përfundoi Akademinë e Arteve në qytetin Plovdiv. A e përfytyroni!”
Derisa ndërton repertorin e vet, Mlladen Kojnarov vet i hulumton këngët, të cilat më vonë i përfshin në programet e “Rodopës”, incizon për Radion Kombëtare Bullgare dhe Televizionin Kombëtar Bullgar. Ka pllaka të botuara gramafoni dhe disqe. Gjatë vitit 1978 fiton dekoratë të dytë nga radio konkursi për muzikë popullore “Pix de folklore” në Bratislavë. Ka shfaqur qindra koncerte tek ne dhe në vende të ndryshme në botë. Këngët e vet Mlladen Kojnarovi i interpreton në shoqërim të gajdexhive të njohur Gjeorgji Musorliev dhe Petër Janev, orkestra e Ansamblit “Rodopa”. Dhe po kështu dhe në bashkëpunim me dirigjentët Llazarin Kisjov, Dobrin Panajotov, Ivan Topallov, Kosta Kolev.
“Jam i lumtur se të rinjtë po e vazhdojnë traditën. Jam i lumtur se përvoja ime më jep mundësi të ndërtoj të ardhmen e fëmijëve të talentuar të Rodopës” – thotë në përfundim Mlladen Kojnarov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një prej tyre – “Më thuaj, o pyll” – interpretuar nga fëmijët e grupit vokal “Karllovojs” me drejtore..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..