Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pa merak nuk bëhet asgjë” – Mlladen Kojnarov mbushi 70 vjeç

Foto: arkiv

Mlladen Kojnarov është një nga zërat më të bukur të Rodopeve, dhe më 15 shtator mbushi 70 vjeç. E shënoi festën e tij mes kolegëve dhe miqve. Këngëtari popullor është në skenë më shumë se gjysmë shekull. Është i dekoruar me Lirë të Artë dhe të Argjendtë, të cilat i janë dhënë nga Lidhja e Veprimtarëve Muzikorë dhe të Vallëzimit në Bullgari. Tregon se peshqeshi më i madh janë sukseset e nxënësve të tij nga shkolla për këngë popullore në qytetin Smoljan.

I dhuruar nga natyra me një zë të fuqishëm dhe me timbër Mlladen Kojnarov e zotëron në mënyrë të shkëlqyer. Ai i zgjedh këngët e tij jo vetëm për shkak të melodive të bukura, por ai mban shumë për tekstet, të cilat po kështu duhet të jenë të bukur dhe të shumë kuptimtë. I formon pamjet muzikore me shumë profesionalizëm dhe një ngrohtësi njerëzore. Heronjtë, për të cilët tregon sikurse, gjallërohen përpara dëgjuesit. Të paktën përpara të cilit i cili mund të përballojë dialektin rodopës – një detyrë jo e lehtë për pjesën më të madhe të bullgarëve. Por, dhe sikur të mos e kuptoni gjuhën, me siguri do të ndieni magjinë e folklorit nga kjo krahinë e Bullgarisë.

“Fillova gjatë vitit 1963, në Festivalin e Dytë Republikan – kujtohet këngëtari. – Atëherë fitova dekoratën time të parë. Shumë shpejt pas kësaj duhej të shkoj ushtar (gjatë asaj kohe ishte e detyrueshme dhe zgjaste dy vjet). Në Ansamblin Rodopa erdha gjatë vitit 1970. Që atëherë jam anëtar i kolektivit artistik. Pavarësisht se në praktikë jam pensionist prej një farë kohe, vazhdoj të paraqitem si solist. Gjatë vitit 2000 themelova shkollë pran vatrës së kulturës “Kirill Maxharov” në qytetin Smoljan – lagja Ustovo. Si i zgjedh fëmijët? Në radhë të parë duhet të kenë talent dhe një kujtesë të mirë muzikore. Por meraku po kështu është shumë i rëndësishëm. Pa merak nuk bëhet asgjë. Kam parë shumë këngëtarë të talentuar, të cilët nuk punojnë dhe nuk zhvillojnë dhuntitë e veta të dhëna nga natyra. Këngëtarët e vegjël vijnë tek unë në një moshë 4-5 vjeç. Ndihmës shumë i vlefshëm në punën time janë prindërit, gjyshet dhe gjyshërit. Në sajë të tyre mund të formoj zakone tek fëmijët. Deri tani kam përgatitur 7 fëmijë për Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike në Shiroka Llëka. Kurse nxënësi im i parë tanimë përfundoi Akademinë e Arteve në qytetin Plovdiv. A e përfytyroni!”

Derisa ndërton repertorin e vet, Mlladen Kojnarov vet i hulumton këngët, të cilat më vonë i përfshin në programet e “Rodopës”, incizon për Radion Kombëtare Bullgare dhe Televizionin Kombëtar Bullgar. Ka pllaka të botuara gramafoni dhe disqe. Gjatë vitit 1978 fiton dekoratë të dytë nga radio konkursi për muzikë popullore “Pix de folklore” në Bratislavë. Ka shfaqur qindra koncerte tek ne dhe në vende të ndryshme në botë. Këngët e vet Mlladen Kojnarovi i interpreton në shoqërim të gajdexhive të njohur Gjeorgji Musorliev dhe Petër Janev, orkestra e Ansamblit “Rodopa”. Dhe po kështu dhe në bashkëpunim me dirigjentët Llazarin Kisjov, Dobrin Panajotov, Ivan Topallov, Kosta Kolev.

“Jam i lumtur se të rinjtë po e vazhdojnë traditën. Jam i lumtur se përvoja ime më jep mundësi të ndërtoj të ardhmen e fëmijëve të talentuar të Rodopës” – thotë në përfundim Mlladen Kojnarov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD
Hristo Jocov

Prof. Hristo Jocov – mes klasikës dhe xhazit, ku historitë përjetohen

"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..

botuar më 25-02-13 9.05.MD