Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Sllavill Dimitrov – “Jam i lumtur të punojë në një formacion me atmosferë të shkëlqyer”

Foto: Filarmonia e Sofjes

Në fund të muajit qershor u bënë të qarta rezultatet nga konkursi për dirigjent të korit të Filarmonisë Kombëtare “Svetosllav Obretenov”. Me drejtimin e grupit u ngarkua Sllavill Dimitrovit – pianist, kompozitor dhe dirigjent me një biografi të pasur krijuese. Disa muaj më vonë, në prag të stinës 2015/2016 muzikanti dhe ansambli ecin me guxim nëpër rrugën e vet të re dhe të përbashkët.

Për vit të dytë të radhës parku natyror dhe piktoresk i pallatit “Vrana” u bë mikpritës i festivalit “Ndaje muzikën” (11-13 shtator). Gjatë natës së dytë kapela korale dhe orkestra simfonike e “Filarmonisë së Sofjes” paraqitën një program klasik pop dhe xhaz me solistë Kamelia Todorova dhe Mihaill Josofov. Publiku dëgjoi dhe disa nga këngët më në zë të këngëtares me aranzhime të reja për një orkestër simfonike dhe kor, kurse xhaz-trumbetari ekzekutoi dy piesa, përsëri të thyera përmes një vështrimi të ri.

Tani kur kapela korale po përgatitet aktivisht për stinën e re, dirigjenti Sllavill Dimitrov shikon edhe më qartë realizimin e ideve të veta krijuese, njëra nga të cilat është themelimi i korit të fëmijëve pranë formacionit:

“Rreth krijimit të tij po punohet mjaft seriozisht-tregoi ai. Para së gjithësh duhet të gjendet godinë ku kori të zhvillojë provat, sepse kompleksi “Bullgaria” nuk mund të mbledh 8 grupe. Përveç kësaj, procesi i provave tek një kor për fëmijët është shumë më i gjerë, sesa tek grupet profesionale. Jemi në proces të bisedimeve dhe tanimë kemi marrëveshje me institucione të veçanta. Shpresoj që në një kohë sa më të afërt do të fillojmë me fushatën rreth mbledhjes së fëmijëve.”

Sipas Sllavill Dimitrovit problemi bazë i artit koral në Bullgari është se, në orët e muzikës në shkollën e përgjithshme nuk këndohet. “Aty mësohet vetëm teori. Jo rastësisht dhe emri i lëndës qe i ndryshuar nga lënda “këngë” në “muzikë” – thotë maestroja.

Një bashkëpunëtore e vlefshme në punën e kapelës do të jetë Sofia Bërdarska, e cila fitoi konkursin për mjeshtre korale e korit Kombëtar të filarmonisë “Svetosllav Obretenov”. Ajo e merr përgatitjen e vet si koriste dhe dirigjente nga kori “Madrigal” dhe nga krijuesi i tij profesor Stojan Kralev. Përveç një miqësi shumëvjeçare, Sllavill Dimitrov dhe Sofia Bërdarska  ndajnë dhe pikëpamje të përbashkëta estetike. “Në personin e saj kam një mbështetje shumë të madhe, sepse shikojmë në një drejtim” – tregon dirigjenti. Mes prioriteteve të tij në punën me kapelen korale është dhe pasurimi i repertorit të saj. Gjatë kësaj stine ansambli do të paraqes ciklin abonim “Kompozitorë të njohur ortodoks”. Më shumë mësojmë nga Sllavill Dimitrov:

“Kam ndërmend të bëjmë një integral, sado ambicioze që të tingëllojë. Dua që të kenë një prani të fortë të muzikës kishtare sllave në afishen e filarmonisë. Sivjet kemi 3 koncerte me disa nga krijimet më të njohura kishtare sllave. Dëshira ime është t’ia tregojmë publikut rrugën e kësaj muzike, sepse ajo dhe në këtë moment po zhvillohet. Mjerisht tek ne 45 vjet nuk janë shkruar këngë të tilla me përjashtim të disa nga Zdravko Manollovi, të cilat janë shumë të vështira për tu zbuluar, sepse janë apokrife. Po bëj çdo gjë të mundur të gjej partitura dhe ato të shikojnë ditë të bardhë. Përveç kësaj, jam i lumtur të them se, shumë muzikë kishtare do të shkruhet posaçërisht për koncertet e Korit Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trioja е njohur vokale "Antibiotika" me një këngë të re pas një ndërprerjeje 14-vjeçare

Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..

botuar më 25-10-27 6.05.PD
Stefka Sëbotinova

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shemb mali” – perla në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA

botuar më 25-10-24 6.55.PD
Trioja

Trioja nga Parisi "Orenda" prezantoi për herë të parë në Sofje një repertor tërësisht bullgar

Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..

botuar më 25-10-23 7.00.PD