Që nga fillimi i vitit deri tani po vihet re një vëllim i importit dhe eksportit ndaj Greqisë, ku ndryshimi tek eksporti kundrejt vitit të mëparshëm është nga 9.4%, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikës. Por gjatë muajit korrik vëllimi i eksportit po pakësohet deri më 2%.
“Një nga shkaqet është ulja e çmimeve të produkteve të naftës, të cilët janë mes prioriteteve të para bazë të eksportit të industrisë bullgare – mendon Llëçezar Bogdanov nga “Industry Watch”. – Ka faktorë të përkohshëm, të cilët ndikojnë mbi tregun: gjatë muajit korrik Greqia ishte bllokuar, bankat nuk punonin. Kurse marrëdhëniet e përbashkëta tregtare midis Bullgarisë dhe vendet e tjera fqinje – Serbia, Maqedonia dhe Turqia, llogarisin një vëllim dinamik. Derisa duket, nuk ka të dhëna serioze për ulje në industri, kurse ndikimi negativ mbi eksportin u dedikohet premisave të jashtme.”
Eksporti bullgar për Greqinë përfshin mallra të ndryshme: korrent, material drusor, ilaçe, produkte kimike, veshje, këpucë. Në sajë të kësaj humbjet nga ngjarjet e korrikut në fqinjën tonë jugore nuk merren përsipër vetëm nga një industri e caktuar, por nga një numër të madh. Por, në qoftë se ulemi në një nivel më të poshtëm – firma të veçanta, padyshim se ka të tilla, të cilat kanë pësuar dëme serioze nga problemet financiare të partnerëve të vet në Greqi.
Integrimi midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, për shkak të anëtarësisë së tyre në Bashkimin Evropian është shumë i përparuar. Shumë investitorë grekë kanë vendosur kapacitetet e veta prodhuese në Bullgari dhe eksportojnë produkte për tregun grek. Këto janë rryma të natyrshme, të cilat shfrytëzojnë specifikat e regjionit ballkanik.
“Nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, pas Turqisë, Kina është partneri i dytë bazë tregtar i Bullgarisë – komenton akoma Llëçezar Bogdanov. – Eksporti i mallrave bullgare drejt Kinës llogarit një vëllim afro 14% që nga fillimi i vitit. Shikojmë dhe ulje me mbi 20% të eksportit drejt Rusisë, që ishte pritur duke pasur parasysh sanksionet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Gjatë eksportit të mallrave bullgare për në Ukrainë vihet re një vëllim me afro 75%, që është një rinovim të niveleve që përpara konflikteve ushtarako-politike. Eksporti drejt Serbisë është shtuar me mbi 20%. Tendencat bazë janë ridrejtimi i tregtisë ndaj Kinës dhe dinamizëm të lidhjeve me Turqinë dhe Serbinë.”
Tendencat negative në Greqi dhe Rusi nga njëra anë dhe favorizueset – në eksportin për në Kinë, Turqi, Serbi dhe vende të tjera, nuk çojnë deri në industri humbëse dhe fituese, që është shenjë për adaptim.
“Ruhet dinamika relative pozitive e eksportit, që është e lidhur dhe me pamjen e mirë të industrisë në Bullgari”, shton Llëçezar Bogdanov. Sipas fjalëve të tij, pritjet janë të mund të ruhen ritmet e arritura deri në këtë moment, ku eksporti nga Bullgaria drejt Bashkimit Evropian dhe vendet jashtë Bashkësisë të rritet me 6-7% mbi bazë vjetore.
Për 6 muajt e parë të vitit 2015 ka shtim me mbi 10% të importit në grupin e mallrave investuese (makina, pajisje, mjete transporti me motor). Në qoftë se tendenca ruhet deri në fund të vitit, importi i shtuar i mjeteve për prodhim më në fund mund të shkaktojë një lëvizje më serioze të investimeve në ekonomi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Që nga data 8 gusht, çmimet e të gjitha produkteve në dyqane duhet të shënohen edhe në euro. Konvertimi duhet të bëhet sipas kursit zyrtar të këmbimit 1.95583, i përcaktuar nga bordi valutor dhe mbi të cilin u pranua kalimi i Bullgarisë në monedhën..
Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë..