Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov në karrigen e zjarrtë për shkak të pikave të zjarrta

Foto: BGNES

Në takimin e jashtëzakonshëm të liderëve nga Bashkimi Evropian mbi krizën e refugjatëve, ditën e mërkurë vonë kryeministri Bojko Borisov u humb diku në përkthim, si pasojë të së cilës i veshën një propozim që Bullgaria të jetë një nga të ashtuquajturat “pikë të zjarrta” për refugjatët nëpër kufijtë e jashtëm të bashkimit. Për sqarim,”pikat e zjarrta” janë qendrat e pranimit, të cilat tani për tani do të hapen  në Itali dhe Greqi dhe në të cilat ekspertët evropian do të regjistrojnë emigrantët dhe do të llogarisin nëse të marrin një statut të refugjatit ose tu refuzohet dhe në cilin vend evropian do të dërgohen. Interpretimi i fjalëve të Borisovit erdhi pas një fjalim të kancelarit gjerman Angella Merkell mbi këtë çështje. Ja dhe vet fjalimin , fjalë për fjalë: “Sot nuk folëm për shpërndarjen e 120 000 refugjatëve, por për këtë, se çfarëdo qoftë që të jetë vendimi mbi shpërndarjen, mbi të cilin Komisioni Evropian bëri propozime të reja, ajo mund të realizohet, vetëm në qoftë se kemi pikat përkatëse fillestare, të ashtuquajturat Hot Spots. Bëhet fjalë për Hot Spots në Greqi dhe Itali. Bullgaria i kushtoi vëmendje faktit se, ka një kufi të jashtëm me Turqinë, se i është nënshtruar një presioni të fortë për shkak të fluksit të refugjatëve. Ne qemë të hapur. Përderisa Bullgaria do që të ndërtojë një Hot Spot të tillë, pavarësisht se jo dhe në Shengen, ajo do të marrë të njëjtën përkrahje, të njëjtën ndihmë nga ana e institucioneve dhe agjencive evropiane, të cilat do të marrin Italia dhe Greqia. Por, nuk qe kështu, se ne kemi kërkuar ti imponojmë diçka Bullgarisë, kurse Bullgaria vet tha “ne kemi problem dhe përse jo dhe ne” dhe kjo është e kuptueshme.”

Disa orë më vonë Borisovi sqaroi se, në fakt ka thënë vetëm se Bullgaria dhe tani është një pikë e zjarrtë dhe prandaj janë frikësimet e bullgarëve, se kjo valë, kjo cunami, e cila lëviz përmes detit Mesdhe, kur që të gjithë i mbyllin kufijtë, ajo do të vijë në kufirin tonë. Ai sqaroi se, pozita e tij është formuar nga letra e kolegut të tij turk Ahmet Davutogllu, në të cilën thuhet, se ka milionë refugjatë në Turqi dhe akoma 7 milionë emigrant potencial nga Siria. “Kjo letër formon dhe pozitën time në Këshillin Evropian. Fokusimi qe krejtësisht mbi Italinë dhe Greqinë, por unë nxora hartën e Bullgarisë dhe thash se, do të flasim për gjeografi. Kufiri tonë tokësor me Turqinë nuk është më i vogël, Bashkimi Evropian duhet ta llogarisë këtë se ne mbrojmë hapësirën e Shengenit, në të cilën nuk jemi. A duhet të hyjnë dhe në Bullgari 300 000 refugjatë, që të thërras një takim të jashtëzakonshëm dhe për Bullgarinë?”, pyeti Borisovi. Ai prezantoi dhe tezën, se Bashkimi Evropian ecën pas ngjarjeve dhe se miliardat, të cilat planifikohen për përballim me krizën e refugjatëve duhet të ridrejtohen drejt krijimit të zonave për siguri për refugjatët jashtë kufijve të bashkimit, në afërsi të vendeve të tyre të lindjes.

Në fund të fundit dhe nga Komisioni Evropian ripohuan se, nga ana e Bullgarisë nuk ka pasur kërkesë për krijimin e qendrave të pranimit, me fjalë të tjera të pikave të zjarrta për refugjatët në territorin e vendit. Por, çështjet e ngritura nga kryeministri Borisov prapë së prapi presin një përgjigje. 

Përgatiti në shqip: N. Vasileva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asen Vasilev

Asen Vasilev beson se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i PP-së

Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...

botuar më 25-09-30 4.06.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..

botuar më 25-09-26 7.05.MD
Sh. e Tij Haxhi Bajraktari (djathtas) dhe Ministri Daniell Mitov

Bullgaria shprehu mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..

botuar më 25-09-26 5.47.MD