Kur mund ta prekësh dhe ta mbash erë, të kërcesh me dy këmbët në një botë tjetër, të eksperimentosh dhe të habitesh. Kur mund të ëndërrosh! Apo – më 1 tetor. Kështu mendojnë krijuesit e “Muzeiko”-s.
“Kjo është një ide e fondacionit “Amerika për Bullgarinë”, e realizuar krejt nga ajo – shpjegoi Kalina Petrova – PR e muzeut të ri për fëmijë. – “Muzeiko” ka ecur shumë para që të vijë në Bullgari. Dhe nga kudo, ku ka qenë ai ka marrë diçka dhe e ka shpuar atë në shtëpinë e vet, siç e quajmë qendrën me të njëjtin emër në Sofje. Këtu ai ka vendosur të gjitha zbulimet e tij nga parahistoria, e tanishmja dhe Kozmosi. I ka varur ato në degët e pemës – një makine të ndërlikuar, të cilën e vënë në lëvizje vizituesit tanë dhe e cila prodhon tinguj. Dhe gjithçka bëhet në bashkëveprim me fëmijët.”
Në qendrën e “Muzeiko”-s ndodhet Pema e tij gjigante – një konstruksion lëvizës, i cili e lidhë pjesën më të poshtme me më të lartën, kështu edhe parahistorinë me Kozmosin. Rreth Pemës hapësira është ndarë në epoka të ndryshme – e kaluara, e tanishmja, dhe e ardhmja. Në çdo një epokë ndërmjet ekspozitave dhe lojërave interaktive prezantohen gjërat më interesante të shkencave të saj: arkeologji, paleontologji, gjeologji (për të të kaluarën), natyrë dhe arkitekturë (për të tanishmen), studime kozmike, energji dhe komunikime (për të ardhmen).
Roli i lojës, frymëzimit dhe përvojës në zhvillimin e fëmijëve në situata reale dhe praktike me sende konkrete është studiuar nga shumë filozofë dhe pedagogë. Një nga modelet e suksesshme që praktikohen në botë, janë ashtuquajturat muze për fëmijë. I pari hap dyert në vitin 1899 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe numri i tyre sot është rreth 400. Shpeshherë muzetë për fëmijë nuk disponojnë me koleksione të veta, por propozojnë lojëra për stimulimin e kureshtjes dhe kreativitetit të fëmijëve (dhe me sukses – edhe të të rriturve). Pikërisht ky është “Muzeiko”, i cili hap dyert më 1 tetor – është një muze, ku fëmijët dhe prindërit apo mësuesit e tyre mund ta kalojnë kohën sa më efektivisht dhe aktivisht, duke dhënë mundësi për argëtim dhe lojë në hapësira të përbashkëta.
“Fëmijët nën 12 vjeç nuk mund të vijnë në “Muzeiko” pa prindërit e tyre dhe ne nuk mendojmë për këtë si për një kufizim – shpjegoi zonja Petrova. – I tillë është formati i përvetësimit të dijeve. Ai supozon gjithmonë të rritur dhe fëmijë – detyra e të rriturit është të shpjegojë gjërat dhe lidhjet mes tyre. Nga ana e vet fëmija eksperimenton në ambient real ndërmjet shumë lojërave interaktive. Dhe çfarë mund të jetë më e mirë se mundësia kështu të stimulojmë komunikimin cilësor me fëmijët tanë!”
Tërë përmbajtja e “Muzeiko”-s është krijuar nga shkencëtarë të njohur (më se 50), pedagogë dhe dizajnerë dhe është bërë në përputhje me tendencat bashkëkohore arsimore. Është bazuar mbi teoritë për mësim ndërmjet lojës, sugestopedisë dhe teknikave të tjera për studim të përshpejtuar dhe zhvillim të potencialit. Ambientet janë të përshtatshme për njerëz me çrregullime, për të verbër dhe të shurdhër dhe hyrja për ta dhe për njerëzit, të cilët i shoqërojnë është falas.
Të shikosh botën përmes shikimit të një bretkose. Të hysh në rolin e arkeologut, arkitektit apo ndërtuesit, të kuptosh gjuhën e erës, shiut dhe rërave, të lexosh përrallen “biologji”, të vizatosh, të dëfrehesh, të mësosh gjuhën angleze në vendin më magjik dhe të mos duash të rritesh. Këto dhe akoma shumë mrekulli të tjera presin vogëlushët dhe prindërit e tyre.
Qëllimi i ambienteve të tilla është që të ndryshojnë tërësisht infrastrukturën kulturore dhe arsimore të vendeve, në të cilat shfaqen – shpjegoi akoma zonja Petrova. Shumë qytete në botë janë të njohur pikërisht me muzetë e tyre për fëmijë dhe rreth tyre me kalimin e kohës krijohen akoma më shumë vende të përshtatshme dhe interesante për fëmijët. Dhe duke pasur parasysh se në Ballkan nuk ka një muze të tillë, kjo është një mundësi e mirë për Sofjen – ajo mund të bëhet destinacion i përshtatshëm për prindërit e regjionit, të cilët dëshirojnë të përjetojnë një fundjavë të mrekullueshme me fëmijët e tyre.
Fotografi: Jordanka Ivanova dhe “Muzeiko”
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në..